Veliu: LDK së shpejti me mocion për Qeverinë, nuk sheh arsye për protesta

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu ka thënë se do të fillojnë procedurat për të nxjerr një mocion votëbesimi për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas tij bashkë me partitë tjera janë duke biseduar për të marr mbështetje për mocionin, njofton Koha.net.

Madje Veliu thotë se ka përkrahje për ta rrëzuar Qeverinë edhe nga koalicioni qeveritar.

Veliu tha se nuk do ta përkrahin protestën e ftuar nga Vetëvendosje duke thënë se njëherë përnjëherë nuk e shohin të arsyeshme për protesta transmeton kp.

Këto deklarata Veliu i dha pas mbledhjes që kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka mbajtur me grupin parlamentar të LDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button