Tajlandë, nga ethet tropikale 71 të vdekur

Si pasojë e etheve tropikale në Tajlandë gjatë vitit 2018 kanë vdekur 71 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë në Tajlandë thotë se nga ethet rrezikohen mbi 57 mijë njerëz në 27 zona nga janari i këtij viti.

Më tej thuhet se rezultatet e vdekjes nga kjo sëmundje këtë vit janë dyshifruar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ethet tropiakle tek njerëzit barten nga mushkonjat. Sëmundja që shkaktohet nga ethet në disa raste mund të ketë epilog fatal.

Numri i të infektuarve kryesisht rritet në periudhën qershor-shtator dhe dhjetor-mars.

Shkencëtarët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe reshjet e zgjatura ndikojnë në shtimin e numrit të mushkonjave që bartin malarjen dhe ethet tropikale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP