Erëra të forta në Kosovë, Ahmeti iu bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në hapësira të mbyllura

Për shkak të erërave të forta, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti bëri kërkesë për qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti apelon që qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura, transmeton Lajmi.net.

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button