Vjollca

Vjollca

Nji vjollcë n’livadh na kishte mbi,
Kryeulë, e mshehun në vetmi;
Një vjollcë e dashun ishte
Dhe, qe, na erdhi nji bareshë,
Me hap të lehtë, me shpirtin qeshë,
Andej këndej,
Nëpër livadh tuj kndue.

Ah! Mendon vjollca, ah sikur
Ma e bukra lule në natyrë
Nji çast të vetëm t’isha,
Sa t’m’i kpuste e dashna mue njiherë,
t’m’ shtrëngonte n’gjoks, t’merrte erë,
Oh, vetëm vetëm
Për disa çaste mue.

Ah! Porse as! Vajza aty ra,
Vjollcën kryeulun nuk e pa,
E shkeli vjollcë shkretën;
Vjollca po vdiste, por u gzue;
S’ka gja se vdes, se vdekja mue
Prej saj, prej saj,
Prej kambës s’saj m’erdh mue.

Johann Wolfgang von Goethe

Lajme të ngjashme

Back to top button