Perez kujton “çmendurinë” e Zidane

Florentino Perez ka kujtuar kohën ku Real Madridi bleu Zinedine Zidanen.

Ai tha që rrezikoi duke i ofruar 100 milionë euro për Zidanen, por ai ia ktheu Realit 300 milionë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Me blerjen e Zidanit rrezikova afro 100 milionë euro, por ndërkohë ishte ai që na shpëtoi dhe na ringriti financat, duke na sjellë 300 milionë fitime (shiti dhjetëra miliona fanella brenda pak kohësh). Përveçse la gjurmë në fushë, Zidan u shndërrua në një mit edhe në pankinë dhe ashtu si Ronaldo, ne i detyrohemi shumë”, deklaroi Perez.

“Zizu është pjesë e shtëpisë sonë. Më vjen keq vetëm që ka një grup tifozësh që ende më urrejnë, më përndjekin”.

“Nuk ka ditë që nuk më ngjyrosin me bojë shtëpinë, por akoma më keq, varrin e bashkëshortes sime, ndonëse unë do të vazhdoj të punoj për tifozët dhe Realin”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button