Festivali “Jazzfest Tetova”, të shtunën prezantohet këngëtarja Rona Nishliu (VIDEO)

 

Në kuadër të festivalit të muzikës xhaz “Jazzfest Tetova”, në Tetovë do të vijë këngëtarja Rona Nishliu, njofton Portalb.mk.

Rona Nishliu quartet do të performojë më 29 shtator, e shtunë me fillim prej ora 20:00, në Pallatin e Kulturës – Tetovë.

Më 25 tetor, në kuadër të edicionit të tretë të “Jazzfest Tetova” do të paraqiten edhe Toni Kitanovski dhe Ritmos Negros, trio me muzikantë nga Peru, Spanja dhe Bullgaria.

LEXO: Për dashamirët e muzikës xhaz, Eda Zari në Tetovë (VIDEO)

Në skenën e festivalit, të shtunën ka performuar edhe këngëtarja Eda Zari me grupin e saj: Rhani Krija, Gert Kapo, Vladimir Gica, Christian Kappe dhe Visar Kuçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button