7.8 milionë franga zvicerane, për modernizimin e deponisë Rusino (VIDEO)

Me fond prej 7.8 milionë franga nga Agjencia Zvicerane, Komuna e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Bogovinës, bashkërisht e fillojnë projektin për standardizimin e deponisë Rusino, njofton Portalb.mk.

Në fazën e parë pritet që për 1 vit të mbarojë studimi i vizibilitetit për trajtimin e mbetjeve, ndërkaq faza tjetër është standardizimi i plotë i kësaj deponie. Në fund, ky studim do të tregojë që ta menaxhojmë së bashku me një ndërmarrje publike rajonale ose eventualisht do të jepej me koncesion. Por asnjëra prej këtyre nuk do të bëhet derisa nuk bëhet standardizimi i plotë.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, thanë se kanë biseduar me qytetarët në lidhje me projektin në fjalë, duke i pasur parasysh kërkesat e tyre.

Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e maqedonisë, Sybile Suter Tejada,  deklaroi se ky projekt I cili do të implementohet në Tetovë dhe Gostivar do ti vijë në ndihmëve banorëve të kësaj ane, shëndetit të tyre dhe poashtu do të ndikojë në pastrimin e ajrit.

“Jam shumë e kënaqur që jam këtu për të bërë prezantimin e projektit të ri, projekt I cili është planifikuar të implementohet në dy qytete. Mendojmë që është një punë e rëndësishme për tu bërë sepse do ti vijë në ndihmë edhe ajrit sepse ky qytet ka pasur probleme edhe me ajrin e ndotur, por me rëndësi është shëndeti I qytetarëve”.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi deklaroi se projekti përfshin dy faza, dhe atë: studimin dhe trajtimin e mbetjeve dhe drenazha e ujërave të zeza, dhe faza e dytë, standardizimi dhe sanitarizimi i plotë i deponisë. Arifi theksoi se studimi do të tregojë nëse do të bëhet menaxhimi së bashku me një ndërmarrje publike rajonale ose eventualisht nëse do të jepet me koncesion, por kjo nuk do të bëhet derisa nuk bëhet standardizimi i plotë.

“Projekti ka dy faza, në fazën e parë pritet që për 1 vit të mbarojë studimi i vizibilitetit për trajtimin e mbetjeve, ndërkaq faza tjetër është standardizimi i plotë i kësaj deponie. Në fund, ky studim do të tregojë që ta menaxhojmë së bashku me një ndërmarrje publike rajonale ose eventualisht do të jepej me koncesion. Por asnjëra prej këtyre nuk do të bëhet derisa nuk bëhet standardizimi i plotë”.

Kryetari I komunës së Gostivarit, Arben Taravari theksoi se Rusino i plotëson kushtet për të qenë deponi rajonale dhe për të njejtën është marrë edhe mendimi i banorëve të zonës.

” Sigurisht që ne kemi folur me banorët e zonës.Fillimisht do të bëhet analiza e ujit, tokës dhe ajrit. Do të studiohen tokat e kontaminuara dhe për këtë do të jemi në kontakt me banorët. Megjithatë, deponia Rusino I plotëson kushtet për deponi regjionale”.

Ndërkaq, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku, I cili poashtu ishte I pranishëm në takim deklaroi se ministria që ai udhëheq përkrah projektet për menaxhimin e mbeturinave.

Përndryshe, gjatë këtij takimi, u anashkaluan deponitë e mbetjeve të ngurta për të cilat akoma nuk ka diçka konkrete por siç u theksua nga kryetarja e komunës së Tetovës  po shqyrtohen disa lokacione dhe më konkretisht për të njejtat do të vendoset në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button