REFERENDUMI – NJË DITË E BEKUAR PËR TE GJITHË

Në këtë referendum nuk votojnë maqedonasit kundër shqiptarëve, e as shqiptarët kundër maqedonasve, nuk votojnë partitë politike kundër njëra tjetrës, nuk votojmë   për  qeveri të re dhe as nuk përplaset e kaluara me të ardhmen.  Kësaj here zgjedhja është shumë më e vështirë, sepse zgjedhim mes drejtësisë dhe padrejtësisë, ngecjes dhe përparimit, varfërisë dhe zhvillimit, sigurisë dhe drojës, dinjitetit njerëzor dhe nënçmimit si dhe vazhdimësisë së natyrshme të proceseve historike.

Fatlumë dhe të  nderuara janë ato gjenerata që së paku janë dëshmitarë te kthesave të mëdha të shoqërisë, se lëre më të jenë bartës dhe kontribuues të drejtpërdrejtë të  proceseve, siç është kjo gjeneratë. Kjo na bën nder jo vetëm ne por, të gjitha brezave të ardhshëm të cilët me mburrje do të kujtojnë  paraardhësit  e tyre për trashëgiminë e vlerave civilizuese e përparimtare që ua kemi lënë për ti gëzuar. I tillë do të jetë Referendumi gjithpopullor  që do të mbahet  më 30 shtator 2018, që shtetit tone multietnik, multikulturor  dhe multifetar, Republikes së Maqedonisë do ti dhurojë drejtimin dhe ardhmërinë e qartë dhe të patundur,  drejtë familjes së madhe Evropiane dhe NATO-s.

Të jesh anëtare  e barabartë  në  dy  bashkësitë më të fuqishme ndërkombëtare siç janë NATO dhe Unioni Evropian  që kanë për bazë themelore respektimin dhe kultivimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe dinjitetin njerëzor, nënkupton paqe, siguri, transparence, mirëqenie sociale dhe ekonomike, prosperitet dhe përparim për të gjithë, pa përjashtim.  Këtyre vlerave u janë bindur popujt dhe shtetet me të civilizuara dhe më të zhvilluara te Evropës dhe botës që aq shumë kemi dashur  ndonjëherë ti shijojmë, së paku si mysafir, për një ditë, një javë ose një muaj, e kur të kthehemi të flasim me mahnitje për jetën e tyre. Kush nuk dëshiron  të jete pjesë e një lidhjeje dhe fuqie që ka siguruar dhe siguron  paqen madje edhe ndërmjet armiqve historikë,  që përhap demokracinë në mes  fqinjëve e me gjërë,  promovon standarde dhe model të ri të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ka ardhur koha që edhe qytetari ynë të gëzoje shtetësinë Evropiane dhe të gjitha begatitë që i sjell ky status. Ka ardhur koha  që edhe në vendin tone  të sundojë  ligji dhe e drejta, që gjykatat tona ta mbrojnë te drejtën, koha që  drejtësia Evropiane e Strasburgut te ndahet tani dhe këtu,  te ne.  Qytetarët tanë të urtë dhe të mençur  dine të dallojnë të mirën nga e keqja, të identifikojnë interesin më të mire për vete,   fëmijët dhe nipërit  e tyre. Prandaj, qytetarët, përmes referendumit -kësaj  vlere  sublime të demokracisë, vendit të tyre që e duan aq shumë,  dot ja hapin portat e një ardhmërie te ndritur dhe të sigurt,  për të gjithë.

Fatlum dhe i bekuar është ai vend dhe ai popull që paska aq shumë miq e shokë siç është Republika e Maqedonisë. Nga dashamirësia e tyre për here të parë edhe me nevrikët  nuk shohin ,,armiq,, e as ,,kundërshtarë,,. Mesazhet e tyre intensive, të kuptimta dhe të sinqerta se vendi dhe ardhmëria e  qytetarëve tanë janë pranë familjes së madhe Evropiane dhe pranë NATO-s,  i kemi pranuar me mirënjohje dhe bindje të thella.   Rrallë here ndodh që diplomacia të jetë e përzier me sinqeritet dhe dashamirësi, siç po ndodh me rolin dhe sjelljen e diplomatëve  ndërkombëtare ndaj rastit tone. Nga këto sjellje ndjehemi edhe më fisnik.

Në këtë referendum nuk votojnë maqedonasit kundër shqiptarëve, e as shqiptarët kundër maqedonasve, nuk votojnë partitë politike kundër njëra tjetrës, nuk votojmë   për ndonjë qeveri të re, e as nuk përplaset e kaluara me të ardhmen.  Kësaj here zgjedhja është shumë më e vështirë, sepse zgjedhim mes drejtësisë dhe padrejtësisë, ngecjes dhe përparimit, varfërisë dhe zhvillimit, sigurisë dhe drojës, dinjitetit njerëzor dhe nënçmimit si dhe vazhdimësisë së natyrshme të proceseve historike.

Ndonjë mendim ndryshe  përkundrazi,  i jep shëndet procesit të demokracisë së referendumit.

Autorja eshte ish –Nënkryetare e Kuvendit te Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button