Fshehja e tatimit nga gazetari Llatas, anulohet seanca gjyqësore e “Totalit”

Gjykimi për lëndën “Total” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është shtyrë për më 3 tetor për shkak të ndryshimit të strukturës pronësore të personit juridik të ndërmarrjes “Mediamaks”, i cili bashkë me gazetarin Dragan Pavlloviq Llatas dhe personat juridik tjerët të “Total marketing” dhe “Total Medial Qendër”, përndiqen për fshehje të tatimit, transmeton Portalb.mk.

Para nisjes së seancës së sotme, avokati i ndërmarrjes “Mediamaks”, ka njoftuar se ka pësuar ndryshim në pronësinë e personit juridik dhe i ndërpritet autorizimi si mbrojtës i ndërmarrjes në procesin gjyqësor.

Sipas gjykatëses Sllavica Naumovska Josifovska, seanca e sotme i ka plotësuar kushtet që të anulohet, dhe ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet më 3 tetor, deri kur do të njoftohet dhe do të dihet mbrojtësi i përfaqësuesit të personit juridik.

Deri tash janë dëgjuar 16 nga 39 dëshmitë – “bombat” e Prokurorisë Speciale Publike.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me fshehte të takimit, ku dyshohet se një person për t’iu shmangur tatimit ka dhënë dëshmi të rrejshme. Sipas asaj që tha PSP, personi në fjalë ka qenë drejtues dhe pronar i disa agjencive për marketing “Total”, “Media Maks” dhe “Total Media Center”. I dyshuari ka fshehur tatim prej 121.414 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button