LSDM: Ivanovi është shumë i vogël që të vendos për fatin e referendumit

“Në javën kyçe për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të tij, Gjorge Ivanov ka vendos që të mos largohet nga ideja e tij për izolim të Maqedonisë”, thonë nga partia në pushtet LSDM, pasi që presidenti deklaroi se nuk do të dalë të votojë në referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

“Shihet qartë se Ivanovi është i thirrur për të shkaktuar probleme për qytetarët e tij, edhe atyre që e kanë votuar. Mbetja e fundit e regjimit kriminal të VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov është kundërshtar i demokracisë, sepse e konteston mjetin më të rëndësishëm demokratik – votimin. Ndërsa, pikërisht përmes votimit dhe zgjedhjeve, Ivanov është bërë President. Qëndrimi i Ivanovit është i turpshëm dhe ikje nga përgjegjësia. Për fat të qytetarëve, Ivanovi nuk është ai që vendos për të ardhmen. Ivanovi është shumë i vogël dhe shumë pak i rëndësishëm, qytetarët dhe vullneti i tyre janë madhështia e Maqedonisë, ata do ta sjellin vendimin”, thonë nga LSDM.

LEXO: Ivanov: Nuk do të votoj në referendum

Sipas tyre, Ivanov mbetet i vetëm, i robëruar në idenë e tij për izolim.

“Ivanov, për fat të keq, ka vendosur të jetë njeriu që përhap urrejtje dhe që i ndanë qytetarët, President i cili shkon në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, President që është i zgjedhur përmes votimit, ndërsa sot ka problem me votimin. Ivanov është turpi i demokracisë”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Ministri Dimitrov: Nuk më ka befasuar Ivanovi, sepse kërkon mosdënim të kriminelëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button