Democracy Lab dhe #AeDiÇfarë për Bujqësinë dhe Verërinë në Maqedoni si shtet anëtar i BE-së

Ngjarja e pestë e serisë me emrin #AeDiÇfarë u zhvillua dje (20.09.2018) me fillim në orën 17:00 në JOU Libraria “Fetkin” në Kavadar. Fokusi kryesor i diskutimit ishin bujqësia dhe verëria në Maqedoni si shtet anëtar e BE-së. Moderator i ngjarjes ishte Nazim Rashidi, ndërsa bashkëfolësja e tij ishte Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës së Fermerëve dhe prodhuese shumëvjeçare e hardhive të rrushit.

Ishin të pranishëm mbi 20 mysafirë në ngjarjen, që filloi me një mini-ekspozitë, në të cilën si eksponentë qëndronin të dhënat e ndryshme të shtetit në krahasim me shtetet fqinje tona pas anëtarësimit të tyre në BE. Folësja Vaska Mojsovska i ka shprehur qëndrimet e saja për bujqësinë dhe verërinë në Maqedoni, u përqendrua në sfidat me të cilat përballohen të rinjtë që dëshirojnë të punojnë në këtë fushë, dhe ka shpjeguar në çfarë mënyre anëtarësimi në BE do të kishte ndikuar mbi këtë fushë dhe mënyrat me të cilat do të avanconte standardin e jetës në tërësi. Vijonin një sërë pyetjes nga të pranishmit lidhur me temën. Më të tepërti diskutohej për pjesëmarrjen e të rinjve në vreshtarinë dhe bujqësinë në Maqedoni, sfidat momentale me blerjen e rrushit, kufizimet ligjore në lidhje me prodhimtarinë e produkteve të rrushit për fermerët, konkurrenca e produkteve maqedonase në tregun evropian, mundësit për avancim të praktikave bujqësore me anë të fondeve të BE-së, etj.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit #AeDiÇfarë të cilin zhvillon Demoracy Lab në nivel kombëtare për të informuar qytetarët për pjesë të temave që vlejnë për komunitetet e tyre dhe mundësitë që ofron Bashkimi Evropian shteteve anëtare nëse përballohen me sfida dhe mbështetje për gjetjen e zgjidhjeve.

Sefer Selimi, themeluesi i Democracy Lab si platformë për ndërtimin dhe përforcimin e vlerave demokratike veçanërisht tek personat e rinj dhe sektorin qytetar, ka theksuar që të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur të marrin pjesë në ngjarjet që të mësojnë më tepër dhe të informohen për ato tema të cilat ju interesojnë. Më tepër informacionet në lidhje me kohën, vendin dhe temën e diskutimit të dialogëve vijuese mund të gjendet në Facebook faqen e Democracy Lab.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button