Shilegov: Unë jam garantues i shkupjanëve, vetiniciativë në Vodno nuk do të ketë!

Deri sa ekskavatorët qëndrojnë në Vodno dhe vazhdojnë negociatat me ekologjistët rreth trasesë së gazsjellësit, Qyteti tashmë i ka marrë 3 milion eurot për rigjelbërim të Vodnos, por edhe për korridoret e gjelbër të paralajmëruar të Lepencit, Malit të Zi të Shkupi (Karadakut të Shkupit) dhe Seravë nga shteti. A do të thotë se ekologjistët e kanë humbur betejën në Vodno?

Qëndroni komplet pas ndërtimit të trasesë së gazsjellësit që kalon përmes Vodnos?

Ishim pala kundërshtare në negociata me Qeverinë dhe me Resurset Energjetike të Maqedonisë. Kur pamë se ndryshimi i trasesë është i pamundur për shkak implikimeve financiare dhe kohore të gazifikimit të shtetit, e kemi dhënë benefitin maksimal për qytetarët dhe qytetin, e kemi ulur dhe e kemi ndryshuar shtirjen ekzistuese dhe atëherë u binda se kjo është maksimalja që të japim dritë jeshile dhe të kalojmë, e thënë me kusht, në anën tjetër.

Kur do të vazhdojë ndërtimi?

“Kam konsideruar se si kryetari i Qytetit të Shkupit duhet t’i ndërpres aktivitetet ndërtuese deri sa nuk i zvogëlojmë momentet dhe argumentet që i kanë aktivistët civil në krahasim me argumentet e institucioneve shtetërore dhe ky është ende proces aktiv. Nga ky aspekt nuk mund të them se a do të vazhdojnë dhe kur aktivitetet ndërtimore.

Kush do të garantojë se në Vodno do të realizohen premtime që janë dhënë për rivitalizimin, gjerësinë e trasesë, kujdesin e gjelbërimit…

Vodno gasovod zhiv shtit 25avg18 - Go sakam Vodno

Qyteti i Shkupit do të garantojë! Në shumë raste i kam ftuar edhe aktivistët civil të jenë pjesë e procesit të përgatitjes së programit për rivitalizim. Tashmë i kemi marrë financat për përpunimin e programit që do të bëhet sigurisht pas përfundimit të punëve, kur do të shihen dëmtime. Qyteti i Shkupi do të jetë mbikëqyrës aktiv në kuadër të kompetencave, tani pritet lëshim i lejeve ndërtimore për pjesën ku traseja është ndryshuar. Nuk do të paragjykoj, por, nëse përfundimisht vendoset që atje të kalojë traseja e gazsjellësit drejt Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës, pres që shoqatat civile të jenë aktive në mbikëqyrjen e kryerjes së punimeve.

Kur ju jeni lavdëruar se Ju në gazsjellësin nëpërmjet Vodnos keni punuar që nga nëntori, dhe jo pasi që janë paraqitur ekologët. Si atëherë jeni tronditur nga fotografitë e pishave dhe mështeknave që janë postuar nëpër rrjetet sociale në mars?

Për mua dhe për të gjithë shkupjanët, Vodno është gjithmonë temë senzitive. Në nëntor Resursi Energjetik i Maqedonisë paralajmëroi aktivitete ndërtimore të gazsjellësit përmes Vodnos. Deri atëherë nuk kam pasur informatë që projekti i tillë, që mund të jetë problem potencial, ekziston. Gazsjellësi përmes Vodnos, atëherë, si  projekt është ipërgatitur nga ana e pushtetit paraprak, larg opinionit. Sapo morëm informata se filluan punët ndërtimore pa leje, Qyteti i Shkupit i ndaloi punimet e gazsjellësit, reaguam ashtu siç ishte shkelja evidente e procedurës. Atëherë kërkoja rishqyrtim të trasesë, e kam kyçur edhe sektorin civil në gjithë procesin… E pranoj se humbet gjelbërimi, por 1.400 metër katror e drurëve është masë që duhet të pritet në Vodno është harxhim  ditor nga drunjtë në Shkup, dhe restaurimi i gjelbërimit që do të ndodhë pas grumbullimit të tubave do ta minimizojë dëmin.

A mundet që ekskavatorët sërish të na “befasojnë” në Vodno që të bëjnë projekte nga koha e “Mile mi tekna”?

Vodno

Jo, sepse në negociata me Qeverinë jemi zgjedhur për përpunim të dy teksteve ligjore – ligjin për Vodnon dhe ligjin për mbrojtjen e pjesës së Matkës që duhet të definojnë protokolle serioze dhe standarde për të ardhmen. Por, kijeni në mendje se në shumë zona, lartë të mbrojtura në botë ekzistojnë objekte infrastrukturore. Nëpër Alpe ka 237 kilometra gazsjellës.

Hajde, tani, pranojeni se po të mos ishin eko-aktivistët, ekskavatorët e Rapit Bilt moti do t’i kishin kryer punimet duke mos bartur llogari se shkatërrojnë pyje të mbjella me kujdes?

Unë dy herë i kam ndërprerë ekskavatorët dhe unë u jam garantues shkupjanëve se vetiniciativë në Vodno nuk ka! Ajo që si shtet duhet ta mësojmë është t’i respektojmë procedurat, rregullat dhe standardet.

Traseja e gazsjellësit përmes Vodnos, si dhe Sonçev Grad dhe rruga deri atje nuk gjenden në planin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë, kujt i thonë “kushtetutë e urbanizmit” të një shteti, ndërsa po ndërtohet…

Ky është ndërtim i paligjshëm! Unë e kam hapur procesin e legalizimit të rrjetit. Jemi viktimë e vullnetarizmit në çdo segment të shoqërisë, edhe këtu. Nuk mund të bart përgjegjësi për atë që e kanë bërë dhe nuk e kanë bërë njerëzit që kanë qëndruar në vendin tim ose në vend të ministrit të Transportit, të Ambientit Jetësor ose kryeministrit.

Si jurist dhe si kryetar i Qytetit të Shkupit deri tani keni heshtur në diskutimin me temë: Vodno ka ose nuk ka status mbrojtës, Makraduli konfirmoi se nuk është e mbrojtur, ekologjistët citojnë ligje ku thonë se është.

“Ideja e ligjit për Vodno është e imja, pikërisht për shkak interpretimeve të ndryshme që ekzistojnë për statusin e drejtë të Vodnos, se a është apo jo zonë e mbrojtur. Dhe që ta definojmë njëherë e gjithmonë, duke mos pritur se a do të klasifikohet dhe kur, i revoltuar thash – Hajde të bëjmë ligj të ri! Këtu do të ndërpriten të gjitha spekulimet

A ka vullnet politik që të miratohet ligj për Vodnon ose interesat e biznesit do ta pengojnë para votimit në Kuvend?

Absolutisht, po! Kur do t’ju thotë diçka nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate, konsideroni këtë si qëndrim të partisë e cila është qeverisëse edhe në nivel lokal në Shkup edhe në nivel qendror.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button