Politikani grek, Kumucakos: Në Shkup ka motiv të madh për të votuar “për” në referendum

Përgjegjësi për politikë të jashtme i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos ka deklaruar se në Shkup ka motiv të madh që të votohet “për” në referendum, sepse Maqedonia do të flejë si shtet i vogël i Ballkanit, kurse do të zgjohen si anëtare e NATO-s, transmeton Portalb.mk.

“Motivi për të votuar “për” është i madh, për shkak se me marrëveshjen e Prespës, e para – ruhet ajo çfarë thotë Zaev: emri, kombësia dhe gjuha, respektivisht identiteti i tyre. E dyta – fitojnë integrim në NATO dhe perspektivë pozitive për integrim në Bashkimin Evropian. Kurse pyetja sigurisht është se çfarë fiton Greqia? Nëse nuk votojnë “për”, nëse votojnë me “kundër”, do të jetë dëshmi intensive se ky shtet ka thelluar nacionalizimin dhe irredentizmin. Këto janë motive të mëdha,ndryshime të nevojshme për jetesën e tyre, pasi do të flenë si shtet i vogël i Ballkanit, dhe do të zgjohen si anëtarë të NATO-s. Nëse në Shkup e injorojnë këtë, dhe votojnë “kundër”, atëherë vjen vërtetësia për brengosjen e Greqisë për atë se si do të zhvillohen punët në këtë shtet”, tha Kumucakos.

Për referendumin e 30-shtatorit gjatë dy ditë të fundit janë deklaruar, deputetja franceze, Liljana Tangipresidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviçnënpresidenti i Sllovenisë, Borut Pahorsekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Francës, Emanuel Makron, ndërkaq presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka deklaruar se nuk do të votojë.

Ndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button