Qoftere me mish peshku

Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme. Një gatim i ushqyeshëm për të gjithë familjen.

Përbërësit:

– 1 kg peshk (bakalaro),
– 1 tufë perimesh për supë,
– 1 qepë,
– kripë,
– piper,
– spec të ëmbël,
– 4 vezë,
– 2 thelpinj hudhre,
– vaj për fërgim.

Përgatitja:

1. Perimet për supë zieni në ujë të njelmët. Kur të zbuten, shtoni peshkun e pastruar dhe zieni derisa peshku të zbutet.

2. Kullojeni ujin, mishin ndajeni nga halat dhe bashkë me perimet pritni imët. Shtoni qepën dhe hudhrën të grira imët, piperin specin e kuq dhe vezët dhe qitni kripë.

3. Përzieni mirë dhe formoni qofteret, pastaj piqni në skarë ose fërgoni në vaj të nxehtë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button