Ministri Dimitrov sqaron marrëveshjen Maqedoni – Greqi: Do të riemërohen vendimet e ASNOM-it (FOTO+VIDEO)

Në sallën e qendrës mediale të Qeverisë së Maqedonisë, pesë ditë para përfundimit të fushatës së referendumit të 30-shtatorit, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka nisur sqarimin e neneve të Marrëveshjes Maqedoni – Greqi, duke u fokusuar në çështjet që sipas tij ka dezinformata në publik, transmeton Portalb.mk.

Dimitrov ka potencuar se amendamentet do të përfshijnë katër çështje: Përcaktuesin gjeografik, mosndryshimi i kufijve dhe përkufizimi i hapësirave territoriale, përkujdesje për komunitetet që jetojnë në Maqedoni duke u shpërndarë në kujdes për diasporën dhe narrativi historik që nis me Kryengritja e Ilindenit dhe deri te ASNOM-i.

“Për ne Ilindeni nis pavarësinë e shtetit tonë, kurse Bullgaria ka qasje tjetër të po të njëjtës ngjarje historik”, tha Dimitrov, duke theksuar se: “Do të riemërohen vendimet konkrete të ASNOM-it”.

“Formulime nuk ekzistojnë, as nuk janë negociuar, ata do të përpilohen nga ne”, tha Dimitrov.

Ai ka sqaruar nenet që kanë të bëjnë me emrin e shtetit, me kombësinë dhe me gjuhën.

Sa i takon amendamenteve, ministri Dimitrov tha se ata nuk janë negociuar me Greqinë dhe se formulimi i tyre do të bëhet nga pala e Maqedonisë.

“Në pjesën e amendamenteve kushtetuese, ata as nuk janë negociuara dhe as nuk jemi marrë vesh. Do të shqyrtohem me debat publik, dhe që do të miratohen me 2/3 e votave të Kuvendit”, tha Dimitrov.

LEXO: Ministri Dimitrov: Nuk më ka befasuar Ivanovi, sepse kërkon mosdënim të kriminelëve

Ministria Dimitrov ka folur edhe për qëndrimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov se: “Nuk do të votoj në referendum”, dhe për të njëjtin thotë se nuk e ka befasuar, pasi që sipas tij ai insiston në mosdënim të kriminelëve.

Për referendumin e 30-shtatorit gjatë dy ditë të fundit janë deklaruar, deputetja franceze, Liljana Tangipresidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviçnënpresidenti i Sllovenisë, Borut Pahorsekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Francës, Emanuel Makron, ndërkaq presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka deklaruar se nuk do të votojë.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button