Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit

Gjykata Supreme e Maqedonisë vazhdon të mos e marrë parasysh, ankesën për lëndën e Naser Eshtrefit, të dënuarit për vrasjen e maturantit Angell Petkovski në maj të vitit 2014-të në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit, shkruan Portalb.mk.

Gjykata Supreme - Shkup
Gjykata Supreme – Shkup

Eshtrefi u dënua nga Gjykata Themelore Shkupi 1 me 14 vjet burg, ndërkaq të njëjtin dënim më pas e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Vendimi është ankimuar në Gjykatën Supreme, por gjykata e udhëhequr nga kumbari i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, Jovo Vangellovsi, lëndën e mban në sirtar.

“Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, është formuar lëndë me rastin e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm për të dënuarin Naser Eshtrefi nga fshati Gërçec. Me këresë tuajën, ju informojmë se ende po punohet”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Supreme për Portalb.mk, te të cilët lënda qëndron afër 3 vite e gjysmë.

Zakonisht, Gjykata Supreme nuk pret kaq shumë gjatë, por i shqyrton ankesat që dorëzohen deri tek ata. Rast të tillë kishte me atë të Sead Koçanit në “Trust”, ku Vangellovski shpejtë e shqyrtoi ankesën e tij dhe e shpëtoi nga burgu. Shfuqizimi i masës së paraburgimit për Koçanin i cili dyshohet për krim financiar prej 17 milionë eurove, në opinion shkatoi reagime të ashpra duke rritur dyshimet se Gjykata Supreme i plotëson dëshirat e Prokurorisë Themelore Publike, me të cilë atëherë udhëhiqte “marioneta e mafies”, Marko Zvërlevski, i njohur në opinion si person i afërt me ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

LEXO: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Naser Eshtrefin”
LEXO: Gjykatësit u kanë dhënë një javë që të akuzuarit Grujovski dhe Boshkovsi të mos i gjejë policia
LEXO: Që të mos gjykohet Nikolla Gruevski, Jovo Vangellovski mban nën okupim sallën e madhe të Supremes

Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gjykata Supreme u ka dhënë një javë që agjentët e akuzuar për përgjimet e paligjshme, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, të kenë mundësi që të mos jenë në shtëpi kur Policia do t’i kërkojë që t’i dërgojë në paraburgim. 8 ditë ata nuk u paraburgosën, edhe pse ligji për procedurë penale shkruan se pas shqiptimit të masës ata menjëherë duhet të arrestohen, pa zvarritje.

Vangellovski, ka marrë detyra nga funskionarët e pushtetit të VMRO-DPMNE-së

Prokuroria Speciale në raportin e saj të posaçëm thekson se, kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, ka vepruar në mënyrë joadekuate sipas urdhrave të drejtpërdrejta politike, që është konfirmuar në bazë të bisedave të përgjuara dhe sms komunikimeve që i posedon Prokuroria. Pos Vangellovskit, PSP përmend edhe disa emra të gjykatësve tjerë.

Prokuroria Speciale Publike (PSP)
Prokuroria Speciale Publike (PSP)

“Përgjimet e paautorizuara të përmbledhura në këtë raport tregojnë interaksione mes funksionarëve të lartë në gjyqësor dhe anëtarëve të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të cilët në thelb e minojnë pushtetin gjyqësor. Përgjimet e paautorizuara zbulojnë biseda në të cilat anëtarët e gjyqësisë heqin dorë nga pavarësimi i saj dhe paanshmëri që t’i avancojnë interesat e qeverisë apo interesat e tyre personale. Komunikimi i tillë padyshim se le hapësirë për krijimi e mosbesimit te opinioni në tërë sistemin gjyqësor”, thuhet në raportin e posaçëm të PSP.

Sipas Prokurorisë Speciale, Vangellovski, në vitin 2011 dhe 2012 në disa raste bashkëbiseduesve të tij u ka dhënë informacione nga procedurat gjyqësore, ka intervenuar te gjykatësit tjerë për lëndët dhe ka dhënë sugjerime për veprim të caktuar.

3 vite e gjysme në kërkim të drejtësisë për zbutjen e dënimit

Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftuan nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në shëtitoren e Vardarit, në afërsi të Spitalit të Syve, e kanë mbërritur. Aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.

Eshtrefi ka thënë që ndihet fajtor vetëm për vjedhjen, por jo edhe për ngjarjen e therjes, sepse ai e ka ditur se ata e kanë ndjekur, por nuk ka pasur qëllim që ta vret askënd, ndërkaq më parë nuk ka kryer asnjë vepër penale. Familjarët e Eshtrefit vazhdmisht kanë kërkuar që të ulet dënimi, por lënda tani për tani ka ngelur në duart e Vangellovskit.

Lëshimet në procesin gjyqësor

Pala ka reaguar ndaj gjykimit, pasi që sipas tyre i njëjti ka lëshime. Në vendimin e Gjykatës nuk është dëshmuar aspak motivi i Naserit si dhe pse të kishte dashur të vret Angjelin si dhe as elementi kyç: kush kë ka sulmuar më parë – që do të zbardhte gjithë rastin në favor të Naserit. Mbrojta thotë se Naseri nuk e ka njohur Angjelin, e as ka pas tendencë për ta vrarë, sikur te kishte tendence për ta vrarë do ta kishte sulmuar që në momentin fillestar kur e ka parë.

Pos kësaj, vendimi i Gjykatës thotë që Naseri e ka sulmuar Angjelin dhe ka ikur. Por kjo nuk është e vërtetë, avokatët thonë se babai i Angjelit në fund ka pranuar që e ka rrahur Naserin, duke theksuar që vetëm disa herë i ka rënë në shpinë ndërsa nga mënyra si është rrahur duket që i kanë shkaktuar 18 lëndime trupore të vërtetuara nga Instituti për kriminalistikë medicinale. Nga fotot e siguruara nga avokatët shihet se është rrahur dhe ia kanë grisur rrobat si nga para ashtu edhe nga pas.

Nga video incizimi mungojnë segmente me nga disa sekonda, ato janë prerë. Nuk është siguruar aspak momenti i sulmit edhe pse kamera kap edhe atë pjesë, me qëllim sepse sipas avokatëve, vërteton se Naseri nuk ka sulmuar i pari dhe që e ka kryer aktin në mbrojtje. Është prerë dhe momenti kur babai i Angjelit merr shkopin e bejsbollit nga vetura.

Sipas avokatëve, i dyshimtë mbetet fakti që thika që u ther Angjeli dhe druri me të cilin e rrahën Naserin nuk janë askund, dhe asnjëherë nuk u gjendën. Mbeti e pa-përgjigjur pyetja se prej nga ka vërtetuar gjykata se thika është e Naserit? Druri ka qenë shkop bejsbolli i marrë qëllimisht nga babai i Angjelit, gjë që vërteton tentim për hakmarrje, sipas avokatëve. Babai i tij e ka kthyer sërish në veturën e kaltër shkopin e bejsbollit dhe e ka mbështjellë me bluzë, kjo duket në video. Nëse gjendeshin armët e sulmit atëherë rasti do të merrte kahje tjetër- do të duhej të quhej rast klasik i vetëmbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Në gjykatë babai i Angjelit kishte thënë se ai me të birin kishin shkuar ta kërkojnë biçikletën dhe këtë Gjykata e ka marrë si motiv të vlefshëm. Por, avokatët thonë se motivi i babait dhe të ndjerit absolutisht nuk ka qenë ta kthejnë biçikletën e vjerdhur sepse biçikleta- gjë që e konfirmon edhe policia, nuk ka dalë as nga oborri i shtëpisë. Naseri e ka prekur dhe e ka lënë aty. Babai dhe Angjeli e kanë parë që është aty, megjithatë janë bërë gati duke marrë armë të ftohta dhe kanë shkuar e kanë pritur atë përballë Spitalit, që shihet edhe në kamerën e sigurisë.

Sipas avokatëve, duke e konfirmuar edhe gjyshi i Naserit, gjykatësi Ilija Trpkov ka dalë disa herë nga salla për të folur në telefon në momentet kur duhej të silleshe vendimi. Më pas vendimi është sjellë për 10 minuta kohë konsultimi, që le dyshime se ka qenë i përgatitur më herët. Sipas tyre, gjykatësi ka qenë i lidhur me ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptar.  Dëmet nga vandalizmi dhe huliganizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button