Milan, Gattuso i hidhëruar: Nuk i shpjegoj dot 30 minutat e fundit

Milani barazoi 2-2 me Atalantën duke humbur dy pikë të rëndësishme dhe Rino Gattuso është shumë i zhgënjyer.

“Ka keqardhje të madhe, nuk jam i zemëruar. Ekipi ka dy fytyra. Ne kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, por në gjysmë orën e fundit nuk njiheshim. Kjo ndodh prej 4 javësh. Ne nuk i japim vazhdimësi performancës sonë, ne duhet të bëjmë më shumë, sepse ka shumë ndeshje përpara. Nëse ndeshjet nuk i mbyllim, do të kemi probleme”, tha Gattuso, transmeton TCH.

Trajneri kuqezi foli pastaj edhe për lojtarë të veçantë: “Suso ka dhënë dy pasime për gol, unë jam i lumtur për të sepse kritikohet për faktin se nuk shënon. Bonaventura ka një problem të vogël në gju. Lojtarët duhet ta njohin më shumë Higuainin. Suso dhe Jack janë duke bërë shumë për ekipin dhe Higuainin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button