Thaçi në Facebook: Për finalizimin e agjendës, po punojmë bashkë me Pacollin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në SHBA, bashkë me ministrin e Jashtë, Behgjet Pacolli.

Me të arritur atje Thaçi dhe Pacolli kanë nisur punën për përgatitjen e agjendës, përcjell Klan Kosova.

“Bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, duke punuar në finalizimin e agjendës sonë për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Në ditët në vijim do të zhvillojmë shumë takime me përfaqësues botërorë për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin bilateral, njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button