17 thënie për të tejkaluar gjendjet depresive

Depresioni manifestohet me hipersoninë (gjumë i tepruar që vazhdon për të paktën një muaj), uljen e humorit, me rritjen e oreksit, që për pasojë çon në shtim në peshë, humbjen e kënaqësisë, frenim psikomotor, përqendrim të dobët, ndjenjë faji, madje edhe me mendime për vdekjen.

Depresioni prek shpesh edhe ata që njihen për “mendje të kthjellët”, ndërsa rëndon ata/ato që e kanë një gjendje të vazhdueshme.

Depresion kronik apo kalimtar, si mund të luftohet ky depresion?

Përveç rekomandimit të mjekëve, një ilaç i vërtetë natyral është rregullimi i gjendjes shpiërtërore, emocionale.

Dhe, këto gjendje, përveç teknikave të relaksimit siç janë joga, meditimi etj, ndikojnë tej mase edhe thëniet motivuese.

Disa thënie të tilla pozitive, janë psh:

“Ndoshta duhet të shohësh errësirën, për ta vlerësuar dritën.”

“Kur ndërron mendimet negative me ato pozitive, do të kesh rezultate pozitive”.

“Nëse po kaloni nëpër ferr, ecni përtej tij”.

“Ka shumë gjëra më të bukura në të ardhmen, se ato që i lamë pas”.

“Nëse jeni në një gjendje të keqe, dilni për një shëtitje”.

“Mos kritikoni veten. Aprovojeni atë.”, etj.

Në vijim, Supershëndeti.com ka përgatitur 17 thënie nga personazhe të famshëm, që kanë përjetuar depresion dhe ia kanë dalë mbanë; ose janë këshilla nga psikanalistë.

17 thënie që ju ndihmojnë të dilni nga depresioni

1. “Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo.

Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë” – Carl Jung

2. “Shërimi nga depresioni kërkon angazhim të gjatë sa vetë jeta.

Këtë angazhim e kam bërë për hatrin e jetës sime dhe për hatrin e atyre që më duan”

– Susan Polis Schutz

3. “Sapo të zgjidhni shpresën, çdo gjë është e mundur”

– Christopher Reeve

4. “Ndonjëherë gëzimi juaj është burim i buzëqeshjes, por ndonjëherë buzëqeshja juaj mund të jetë burimi i gëzimit tuaj”

– Thith Nhat Hanh

5. “Ndoshta njëherë duhet të njiheni me errësirën, para se ta vlerësoni dritën”

– Madeleine L’Engle

6. “Karakteri nuk mund të zhvillohet në lehtësi dhe heshtje.

Vetëm përmes eksperiencës dhe vuajtjes një shpirt mund të forcohet, ambiciet mund të lindin dhe suksesi mund të arrihet”

– Helen Keller

7. “Një qëndrim pozitiv ju jep pushtet mbi rrethanat, në vend që rrethanat të kenë pushtet mbi ju”

– Joyce Meyer

8. “Nëse vetëm do të mund ta dinit sa të rëndësishëm jeni në jetën e atyre që i takoni; sa të rëndësishëm mund të jeni te personat të cilët as që mund t’i keni ëndërruar.

Gjithmonë ekziston diçka nga vetja juaj të cilën do ta lini në çdo takim me një person tjetër”

– Fred Rogers

9. “Atë çfarë shushunja e quan përfundim të botës, ‘mjeshtri’ e quan flutur”

– Richard Bach

10. “Mbajeni veten të zënë, nëse dëshironi ta shmangni depresionin. Për mua, mungesa e aktivitetit është armiku i vërtetë” – Matt Lucas

11. “Një margaritar është një gjë e bukur, që prodhohet nga një jetë e lënduar.

Është loti i cili rezulton nga lëndimi i një goce deti.

Thesari i qenies tonë në këtë botë gjithashtu shkaktohet nga një jetë e lënduar.

Nëse nuk do të ishim lënduar, atëherë nuk do të kishim mundur ta prodhojmë margaritarin”

– Stephan Hoeller

12. “Humori i mirë është forcues për mendjen dhe trupin.

Është kundërhelmi më i mirë i shqetësimit dhe depresionit.

Është aset biznesi.

I tërheq dhe i mbanë miqtë.

I ndriçon pengesat e njerëzve.

Është rrugë direkte për në qetësi dhe kënaqësi”

– Greenville Kleisser

13. “Ekzistojnë gjëra shumë, shumë më të mira në të ardhmen, sesa ato që i kemi lënë pas” – C. S. Lewis

14. “Shkalla më e madhe e qetësisë së brendshme vjen nga zhvillimi i dashurisë dhe mëshirës.

Aq më shumë që kujdesemi për lumturinë e tjerëve, aq më e madhe është ndjesia jonë e mirëqenies”

– Tenzin Gyatso.

15. “Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem”

– Carl Jung

16. “Për mbi 20 vite kam luftuar me depresion kronik.

Përveç dietës dhe ushtrimeve fizike, ndihmës nga doktorët dhe lidhjeve të shëndetshme me tjerët, unë kam mësuar se edhe fjalët motivuese mund të jenë armë e fuqishme në luftën kundër depresionit.

Përderisa medikamentet mund ta shërojnë trupin, fjalët motivuese mund ta shërojnë shpirtin”.

– Seth Adam Smith.

17. “Mbani mend, e nesërmja nuk është e premtuar tek askush”

– Clint Eastwod

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button