Atalanta i mohon fitoren Milanit

Milani nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Atalantas, duke ndarë pikët me rezultat prej 2-2.

Milani e nisi për mrekulli takimin kur Higuain i dha epërsinë në minutën e dytë, pas asistimit nga Suso, transmeton Koha.net.

Atalanta barazoi shifrat përmes Gomezit në minutën e 54, por Milani riktheu epërsin përmes Bonaventurës në minutën e 61.

Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan pasi barazuan sërish rezultatin përmes Rigonit, i cili i siguroi një pikë Atalantës duke shënuar në minutën e 90+2.

Atalanta në vendin e 12 ka 5 pikë, po aq sa ka edhe Milani një pozitë më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button