Zaev prej Gjevgjelisë ndaj të rinjve: Mos flini, flitni me prindërit tuaj, me gjyshërit tuaj…

Në kuadër të fushatës së Koalicionit “për” Maqedoni Evropiane, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në tubimin në Gjevgjeli ka ftuar të rinjtë që të mos flenë, dhe të flasin me prindërit e tyre, pasi që kanë të drejtë për të ardhme të mirë, transmeton Portalb.mk.

“Mos flini, flitni me prindërit e juaj, me gjyshet dhe gjyshërit, keni të drejtë për të ardhme të mirë. Por edhe prindër, është me rëndësi që edhe ne të flasim me të gjithë. Nuk është e njëjtë se të rinjtë tanë a do t’i kenë të gjitha të drejtat me moshatarët e tyre në Evropë, ose do të mbeten të vetëm, të izoluar. Kjo nga ne varet”, tha Zaev.

Zaev ka folur edhe për përcaktuesin gjeografik që parashihet me marrëveshjen Maqedoni – Greqi, dhe për të njëjtën ka shprehur dijeninë se e di së është i pakëndshëm.

“E di se është e pakëndshme me përcaktues gjeografik, por i di përfitimet. Ky referendum është i rëndësishëm, ashtu si në vitin 1991, sepse për një shekull e shekuj duhet ta sigurojmë Maqedoninë tonë. Kemi shtet të pranuar nga tërë bota, në të cilin jeton kombi maqedonas, i pranuar nga tërë bota, i cili flet gjuhën maqedonas i pranuar nga tërë bota. I arritëm të gjitha synimet e prindërve dhe gjyshërve tanë”, tha Zaev.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button