Erdogan shpreson të përmirësojë marrëdhëniet me Gjermaninë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se shpreson që vizita e tij në Gjermani do të ndihmojë në dhënien fund të tensioneve në mes të dyja shteteve.

Përmirësimi i marrëdhënieve mes qeverive të dy shteteve, bashkëpunimi ekonomik, aplikimi i Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lufta kundër terrorizmit do të jenë prioritetet që do të diskutohen gjatë vizitës në Gjermani, u tha sot gazetarëve presidenti turk, raporton Dpa, përcjell Lajmi.net.

Erdogan do të arrijë në Berlin të enjten me ftesë të homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ai pritet të takohet dy herë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara se të marrë pjesë në hapjen e një xhamie në Këln.

Për muaj të tërë, Turqia dhe Gjermania kanë tentuar që të përmirësojnë marrëdhëniet, të cilat u përkeqësuan pas arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi dhe shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut nga Ankaraja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP