Suzuki Swift Sport i ri tërheqës nga Kuhl Racing (FOTO)

Ashtu siç ka paralajmëruar nga muaji maj, kompania e njohur japoneze Kuhl Racing, e cila merret me modifikimin e veturave, ofertën e saj e ka pasuruar edhe me paketën për modelin e ri Swift Sport të Suzukit, të cilin e bëri të duket shumë tërheqës.

Paketa e Kuhl Racing për këtë Swift Sport përfshinë mbrojtësin e ri të përparmë me spoiler, maskën e re me logon e Kuhlit, “vetulla” për dritat e përparme LED, difuzer të pasmë, etj., transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Kuhl Racing për këtë model tërheqës të Suzukit ka zgjedhur edhe sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave dhe set të ri të rrotave.

Sa i përket motorit të këtij modeli, 1.4-litër Turbo me kapacitet prej 140 kuajfuqi, nuk është zbuluar nëse Kuhl Racing e ka përforcuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button