Botërori i volejbollit, Itali, Brazil, SHBA në “final six”

Italia është një prej skuadrave që kanë siguruar vendin në “Final Six” të kampionatit Botëror të volejbollit për meshkuj që po mbahet pikërisht në Itali dhe Bullgari, njofton TCH.

Në raundin e dytë të këtij kampionati, skuadra e Të kaltërve u përball me Rusinë ndaj së cilës pësoi humbjen e parë në këtë eveniment me rezultatin 3-2. Pavarësisht kësaj humbje, Italia e siguroi vendin e parë në Grupin E falë 2 seteve të fituara ndaj Rusisë, por edhe falë humbjes së Bullgarisë ndaj SHBA 0-3.

Edhe skuadra amerikane arriti të presë biletën për në fazën e Final Six pasi siguroi vendin e parë në grupin G. Në të vërtetë, SHBA me suksesin ndaj Bullgarisë në sfidën e zhvilluar në Sofje, regjistroi fitoren e 7 radhazi dhe është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani në këtë botëror.

Brazili është skuadra tjetër që preu biletën për në raundin e tretë të kampionatit pasi fitoi ndaj Sllovenisë 3-0 për të bërë të tijin vendin e parë në Grupin F. Kjo e kësaj të shtune ishte e para përballje mes këtyre dy skuadrave dhe Brazili e dominoi takimin siç e tregon edhe rezultati i sfidës.

Serbia është skuadra e katërt që un kualifikua për në Final Six pasi mundi Argjentinën 3-0 duke siguruar vendin e parë në Grupin H duke i mbyllur setet 25-18; 25-22; 25-22. Këtyre 4 skuadrave në fazën e tretë do t’u bashkohen edhe 2 ekipet më të mira të vendeve të dyta. Në Final Six, skuadrat e kualifikuara do të ndahen në 2 grupe me 3 ekipe secili dhe 2 të parat e çdo grupi do të kalojnë në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button