Napoli mposht Torinon dhe kap Juventusin

Napoli ka siguruar 3 pikë tejet të rëndësishme në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Torinos. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti, ku bën pjesë edhe Hysaj, arriti të fitojë 1-3, njofton TCH.

Dy gola të shpejtë me Insignen dhe me Verdin ja bënë më të lehtë Napolit marrjen e 3 pikëve nga kjo transfertë.

Një ndeshje e dominuar edhe pse Belotti ngushtoi shifrat në minutën e 51, Napoli nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren, ndërsa rezultatin e vulosi Insigne me golin e dytë të tij dhe të tretin për Napolin në minutën e 59.

Një takim mjaft pozitiv ky edhe për mbrojtësin shqiptar.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Juventusi, i cili do ta luajë në mbrëmje ndeshjen e kësaj jave në transfertë ndaj Frosinones.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button