Nga 16 vjet mision jashtë Maqedonisë, Armata ka prirë në gjashtë prej tyre

Armata e Maqedoni jo vetëm që tashmë 16 vjet merr pjesë në operacionet jashtë territorit të shtetit, por gjysmën e stazhit ekspeditiv e ka kaluar në njërin nga shtetet udhëheqëse sipas përqindjes së fuqive të armatosura të angazhuara në operacionet luftarake jashtë territorit të saj, tregojnë të dhënat e zyrës për shërbime me publikun të gjeneral shtabit të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

ARM-ja përvojën ekspeditive të saj e ka filluar në vitin 2002, me kontingjent simbolik nga dy pjesëtarë të operacionit ISAF në Afganistan. Por, nga viti 2006, ushtria e Maqedonisë jashtë territorit të shtetit ka dërguar më shumë se 4 për qind të numrit të përgjithshëm të pjesëtarëve të ARM-së, përqindje e cila është zvogëluar në vitin 2015, kur është ndërprerë operacioni i ISAF-it.

Në valën e aktiviteteve të saj, në vitin 2008 ARM-ja ka pasur 444 pjesëtarë të saj në katër misione të shtetit, të udhëhequra nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, ose rreth 7 për qind nga numri i përgjithshëm aktual.

ARM-ja mban edhe disa rekorde statistikore në operacionet e saja jashtë. Në vitin 2008, me misionet në Irak dhe Afganistan, Maqedonia ka qenë shteti i tretë, pas SHBA-ve dhe Britanisë, sipas përqindjes së numrit të luftëtarëve në misionet ushtarake jashtë territorit të saj. Sipas fuqive të shpërndara në ato dy misione, lider absolut ishte SHBA-ja, me 6 për qind ka marrë pjesë Mbretëria e Bashkuar, kurse me 4 për qind ka marrë pjesë ARM-ja.

Për krahasim, me përjashtim të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, anëtarët e NATO-s në operacionet ushtarake kanë dërguar rreth 1 për qind e forcave të armatosura.

Në vitin 2010, ARM-ja u bë shteti i tretë, sërish pas SHBA-be dhe Britanisë, sipas procentit të ushtarëve të angazhuar në misionin ISAF. Atë vit në misionin e Afganistanit kanë mare pjesë 407 ushtarë të Maqedonisë, rreth 6 për qind e numrit të përgjithshëm aktual të ARM-së.

Të njëjtin vit, edhe statistikat e NATO-s e kanë ranguar Maqedoninë në listën e pjesëmarrësve të lartë në ISAF, këtë radhë sipas numrit të ushtarëve në raport me popullatën e shtetit. Në këtë listë Maqedonia ka qenë e katërta, pas SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkë.

Statistikisht, deri sot gjysma e ARM-së tashmë ka marrë pjesë në misione. Sipas ministres së Mbrotjes, Radmilla Shekerinska, deri tash më shumë se 4.000 ushtarë kanë qenë në operacione jashtë Maqedonisë.

 

Projekti i Ambasadës britanike

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP