Janeva: Më datën 30 nuk do të bëj ajvar, do të votoj në referendum

Prokurorja speciale publike Katica Janeva më datën 30 shtator nuk do të bëjë ajvar, por do të votojë në referendum. Në intervistën për televizionin Alsat M, sqaron se bëhet fjalë për moment historik. Janeva përveçse për referendumin flet edhe për dy raportet e PSP-së – njëri për punën e tyre, ndërsa tjetri i dedikuar për gjykatësit dhe veprimin e tyre të pandërgjegjshëm dhe pamoralshëm. 

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button