Georgievski: Nuk do të kemi shans për Marrëveshje më të mirë me Greqinë

Si për ironi të fatit dhe historisë, është fakti se ata që atëherë nuk më lejuan unë ta zgjidh çështjen e emrit, sot po mundohen ta zgjidhin në mënyrën më të vështirë, deklaroi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ish kryeministri Ljubço Georgievski, përcjell Portalb.mk.

“Dëshiroj të rikujtoj se unë jam politikan i cili i pari e hapi këtë çështje, me guxim në mënyrë sikurse sot e zgjidh zotëri Zaev. Do të rikujtoj që nga viti 2000, kur isha kryeministër, kishte përpjekje më Simitisin pikërisht këtë emër Perëndimore apo Maqedonia e Epërme ta zgjedhim problemin. Për fat ajo ishte vetëm përdorim ndërkombëtar, nuk duhej të ishte për përdorim të brendshëm dhe duhet të ceki se kundërshtarë kryesorë ishin udhëheqja e atëhershme e LSDM-së dhe gazetarët të cilët ishin rreth udhëheqjes së LSDM-së”, tha Ljupçe Georgievski

Nuk guxojmë të harrojmë se nëse dështon referendumi ne dhe më tej do të mbetemi IJRM, pasi si e para nuk besoj se do të ketë më politikan ta guximshëm të cilët do t’i futen kësaj sfide, si dhe vlerësoj se edhe shoqëria ndërkombëtare totalisht do të ftohet rreth kësaj çështjeje, kështu që besoj se ky është një shans historik të cilin nuk guxojmë ta lëshojmë, ka thënë mes tjerash Georgievski.

Ai tha se si një histori e historisë dhe fatit, tani ata  që nuk më lejuan të zgjidh, ata e zgjedhin në një mënyrë më të rëndë.

Ish kryetari i VMRO-DPMNE-së nuk mund të pajtohet me faktin se qeveria e mëparshme pati mundësinë për të arritur një marrëveshje më të mirë, por nuk reagoi sepse, siç tha ai, që të mbante një vlerësim prej pesë për qind më të lartë në mesin e votuesve të saj. Ai shtoi se segmenti më i vështirë i pranimit nga marrëveshja e Prespës, megjithëse mbështet marrëveshjen, është ndryshimi i emrit për përdorim të brendshëm.

Ai shton se më 30 shtator do të votojë “për” për shkak se nuk dëshiron që Maqedonia të jetë më IRJM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button