Krepa Shtëpie për një mëngjes të shijshëm

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, krepat na kanë rrëmbyer zemrën të gjithëve, me dhe pa dietë, nuk mendohemi gjatë për t’i shijuar.

Me mjaltë, çokokrem apo reçel, kombinuar me feta bananesh, biskota, arra e lajthi të thërmuarra. Me djathë të bardhë a kaçkaval, domate, kastraveca e sallatë jeshile. Janë të panumërta mënyrat e kombinimit të krepave dhe shijes fantastike që ato ofrojnë në çdo kombinim, shkruan Bordo.al.

Ja një recetë e thjeshtë në përgatitjen e krepave në shtëpi.

Përbërësit

500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë

Përgatitja

Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë. I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin. Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura. Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene. Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

Pasi ta përzieni mirë hidheni në tigan një garuzhde me brumin e krepave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Kaq ishte, tani mbushja e krepave bëhet sipas preferencave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP