Kabllot nënujorë, arteriet e internetit

Sa herë që dërgojmë një mesazh, informacionit i duhen 99 milisekonda për të mbërritur. Teknologjia që e bën të mundur këtë quhet Brusa. 99% e të dhënave që dërgojmë dhe shkarkojmë çdo ditë në të gjithë botën udhëtojnë përmes kabllove të vendosur në thellësi të detit, aq sa gjatësia e të gjithë kabllove nënujorë që ekziston është e mjaftueshme për të mbuluar 3 herë distancën Tokë – Hënë, rreth 1.100.000 km, shkruan Bota.al. Brusa luan një rol të rëndësishëm në lidhjen e dy Amerikave.

Lidhja përmes kabllove është një teknologji e sigurt, e shpejtë dhe mjaft efikase. Përpjekja e parë për të lidhur kontinentet përmes një kablli u krye në 5 shtator 1858, 11 ditë pas këtij instalimi u arrit të trasmetohej telegram i parë mes Amerikës dhe Europës. Qysh atëherë, një shekull e gjysëm më vonë, kabllot nënujorë janë shndrruar në arteriet e internetit.

Sot harta aktuale e Brusës na lejon të prezantojmë deri në 130 lambda të 100 gigave, çka mund të çojë deri në një kapacitet të vlerësuar prej 138 terabits në sekondë. Në të ardhmen evolucioni teknologjik do të na lejojë një kapacitet nga 200 në 400 gigabits për sekondë. Brusa përdor fibra optike të gjeneratës së fundit me një gjatësi më të madhe se ata të mëparshmit.

Avantazhet përkundër satelitit.

Kabllot nënujore lidhin direkt kontinenete më shpejt se sateliti, i cili gjeopozicionohet në një lartësi prej 36 000 km, gjë që i jep vonesë. Për më tepër një kabëll nënujor ka aftësinë e 2 ose tre mijë satelitëve. Nuk duhet harruar se sateliti është një plotësues i kësaj lidhjeje, pasi mbërrin në zona më në thellësi.

Lidhje më e sigurt.

Një thellësi prej 8000 metrash i ndan kabllot nga sipërfaqja, sa lartësia e Everestit. Për të hartuar udhën detare që duhet të ndjekë kablli realizohet një analizë në tri dimensione në fundin e detit, ajo që quhet barimetri. Kjo nuk është e vetmja matje e sigurisë, kabllot i nënshtrohen kontrolleve të lodhshëm dhe të shpeshtë të sigurisë. Ata mbrohen nga shtresa çeliku dhe polietileni dhe nga një shtresë shtesë për të evituar dëmtimet e jashtme.

Lidhja Amerikë – Europë.

Brusa nuk është e vetmja që lidh vendet. Marea është një tjetër kabllor transoqeanik që lidh Amerikën e Veriut me Europën. Si Marea dhe Brusa përfaqësojnë një avangardë teknologjie duke katërfishuar trasmetimet e të dhënave që kemi aktualisht. Janë kabllo me teknologjinë më të fundit për të ardhmen e komunikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button