Çair, u shënua Java Evropiane e Mobilitetit me vozitje të biçikletave

Sot në Çair u shënua Java Evropiane e Mobilitetit me vozitje të biçikletave dhe me mobilizimin e të rinjve të klubeve sportive të boksit dhe basketbollit në fushën e sportit në Fushë Topanë. Ata që u panë duke marshuar sot rrugëve të Çairit të hipur mbi biçikletë ishin Zëvendës Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, deputeti Ejup Alimi dhe të tjerë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu deklaroi: “Ditët e këtilla le të jenë frymëzim që vozitjen e biçikletës ta bëjmë praktikë të përditshme pasi është në shërbim të shëndetit tonë. Sa më shumë përdorim këtë mjet të transportit aq ajër më të pastër do të kemi. Po ashtu, do të vazhdojmë me realizimin e projekteve për stimulimin e përdorimit më të shpeshtë të biçikletave përmes korsive të veçanta që po i krijojmë për këtë qëllim. Biçikletën do ta përdor edhe si mjet për të shkuar në punë.”

Zëvendës Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani deklaroi: Jeta e shëndetshme është vlerë evropiane dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për mirëqenie më të madhe shëndetësore, ambient dhe ajër më të pastër në shërbim të shëndetit të të rinjve tanë.  Jemi mbledhur këtu të mbështesim Javën Evropiane dhe të rrisim ndërgjegjen për mjedisin tonë, por më e rëndësishmja si mjek ju këshilloj – të lëvizni sa më shpesh  #MeBiçikletë, dhe kështu do ti ndihmoni shëndetit tuaj!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button