Tabarez edhe katër vite tjera në stolin e Uruguait

Trajneri i palodhur 71 vjeçar, Oscar Tabarez, do të qëndrojë në stolin e kombëtares së Uruguait në futboll edhe për katër vite tjera, me çka do të ketë mundësi të drejtoj kombëtaren eedhe në kampionatin e ardhshëm botëror të vitit 2022 në Katar, nëse ekipi i tij siguron kualifikimin. Trajneri në fjalë ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Federatë e Futbollit të Uruguait, transmeton Anadolu Agency (AA).

I njohur me nofkën “profesori”, përveç që ka hyrë në dekadën e tetë të jetës, vuan edhe nga një sëmundje e rrallë e quajtur sindromi Guillain-Barre, që prek sistemin nervor. Përskaj kësaj, ai ka vendosur të drejtoj kombëtaren e vendit të tij.

Për Tabarezin kjo do të jetë periudha e dytë në stolin e Uruguait, drejtimin e të cilit e mori në vitin 2006, pasi paraprakisht ishte trajner i kombëtares edhe në periudhën 1988- 1990.

Nën drejtimin e tij, vendi është paraqitur në katër kampionate botërore, ndërsa suksesi më i madh i tij është gjysmëfinalja e vitit 2010 në Afrikën e Jugut. Një vit më vonë, nën drejtimin e tij, Uruguai fitoi titullin e kampionit të Amerikës Latine.

Përveç kombëtares, ai ka drejtuar edhe ekipet latinoamerikane Penarol, Deportivo Cali, Boca Juniors dhe Velez Sarsfield.

Në Evropë ka drejtuar Milanin, Oviedon dhe Cagliarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button