Arsimi – dermë e padergjur!

…ende nuk e ka dergjur kollën e keqe, ende nuk e ka dergjur kollën e mirë, e ka dergjur fruthin… ishin kёto deklarata qё gjyshet tona nё ditёn e parё tё shkollёs iu thonin mёsuesёve, sepse nё fshat asokohe kishte shumё pak mësuese kurse nxёnёsit nё shkollё nё ditёn e parё i dёrgonin gjyshet.

Kёtё e thonin me qёllim qё mёsuesi tё dijë çka tё pret nё rast se nxënësi nuk vjen nё mёsim nё ndonjё periudhё tё caktuar gjatё vitit shkollor. Me kёtё veprim dhe kёmbim informatash gjyshet nёn njё, e ngrenin nё piedestal profesionin e mёsuesit sepse e paralajmëronin atё dhe dy mbanin llogari pёr mirëqenien e nxёnёsve tjerё.

Arsyeja pse e nisa me kёtё kujtim nga fëmijëria qëndron nё faktin se sot duhet tё del Ministri i Arsimit, si mё i thirruri dhe ta informojё publikun se arsimi nё Maqedoni akoma nuk e ka dergjur as kollin e mirё, as kollin e keq e as fruthin dhe se sipas diagnozave dhe parashikimeve tё tanishme as qё e ka idenё se kur mund ta dergjë! Krejt kjo me qёllim qё prindёrit mos habiten kur fёmijёt ju kthehen nё shtёpi mё tё paditur se sa kur janё nisur pёr nё shkollё.

Unё me kёtё shkrim jam duke ngritur alarmin pёr rrezikun i cili sapo vjen e shtohet, rrezik i cili do na pёrbijё tё gjthёve me apo pa fёmijё nё shkollat fillore. Pёrmendi shkollat fillore sepse aty bёhet nxёnja e dijёs e pёr atё shkak ato i quajmё nxёnёs, se vetёm nё atё moshё ato mund tё nxёnё dije, mё vonё gjatё arsimimit tё mёvonshёm kjo dije vetёm sa formёsohet, hijeshohet, dhe kahёzohet.

Do mundohem tё parafrazoj njё thёnje tё Ajnshtajnit; nёse gjatё eksperimentimit pёrdorni mjetet e njejta, metodёn e njejtё dhe e zhvilloni eksperimentin nё rrethanat e njёjta dhe pritni tё dalin rezultate tё ndryshme, atёherё diçka nuk ёshtё nё rregull me Ju, dhe jo me eksperimentin.

Nё Maqedoni tani mё disa vite me rradhё punohet pёr implementim tё reformave nё arsim, reforma tё cilat publikut i janё shitur si mё tё mirat e mё efikaset, prej Oksfordi e deri nё Japoni, por ja qё pёr çdo ditё kemi shumё e mё shumё tё diplomuar analfabetё. Kjo mё jep tё drejtё tё besoj se ndoshta problemi nuk ёshtё te reformat por ndoshta te implementuesit e reformave, nё rastin konkret institucioni mё i thirrur pёr kёtё ёshtё Ministria e Arsimit dhe Shkencёs nё RM.

I nderuar politikan, ti zot i sё nesёrmes, ti qё do e votosh ligjin pёr Arsim fillor, vallё e ke pyetur veten ndonjёherё pse mёsuesi, mёsuesja i/e fёmijёve tuaj gjatё pushimeve tё verёs punon fasader, shofer taksie, murator, pllaka-montues, parukiere, rrobaqepёse, a e pyet veten pse nё kohёn tёnde kur ishe nё shkollё fillore nuk kishte kurse pёr Matematikё dhe gjuhё angleze?
Ja po ta them troç dhe tё lutёm mos u bёj sikur nuk e ke lexuar, sepse vetёm veten tёnde dhe fёmijёn tёnd e mashtron ashtu. Nё kohёn tёnde mёsuesi kishte peshё, nё kohёn tёnde mёsuesi edukonte pёr dallim prej sot kur ti shkon dhe e qorton mёsuesin pse i ka bёrtit fёmijёs tёnd, i cili ditёn e premte nё shkollё ka ardhur me librat e ditёs sё hёnё.

Nё atё kohё mёsuesi kishte autoritet, ti nuk i dilje para syve mёsuesit pas orёve mёsimore, kurse sot fёmija jot “zbavitet” bashkё mё mёsuesin nё kafenetё e mёhallёs dhe ky i dyti duhet tё bёjё palaçon sepse fёmija jot paguan llogarinё. Te mёsuesi yt i asaj kohe, njerёzit kanё shkuar pёr kёshilla, sot ti shkon pёr ta rrahur. Mёsuesi i asaj kohe e ka pasur pagёn mujore tё mjaftueshme pёr ti plotёsuar nevojat e familjes sё tij, tё gjitha nevojat dhe nuk I janё dashtur tё ardhura shtesё kёshtu qё ai ёshtё pёrgatitur pёr ditёn e nesёrme tё mёsimit dhe pёr kёtё aryse nuk ka pasur nevojё tё organizojё kurse sepse me fёmijёt ka punuar nё shkollё nё tё ashtuquajturat orё plotёsuese.

 

Kurse sot, mёsuesit i duhet tё shkojё tё punojё nё tё “zezё” sepse thjeshtё nuk i del rroga pёr ekzistencё, kurse nga ana tjetёr nevojat e mёsuesit dhe tuat, i nderuari politikan, pёr jetesё janё tё njёjta. Pse nuk e pyet njёherё mёsuesin e fёmijёve tuaj, kur pёr sё fundi herё ka blerё njё palё rroba dhe njё palё kёpucё tё denja pёr njё mёsues pёr nё fillim tё vitit shkollor?

Pra, i nderuari politikan, harroje obligimin qё e ke marrё me pёrzgjedhjen tёnde si politikbёrёs, por tё pёrgjёrohem ndalu dhe kujtoje mёsuesin tёnd, vёndoje dorёn nё zemrёn tёnde dhe parafytyroje fёmijёn tёnd, para se ta votosh ligjin pёr arsim fillor, drafti i dytё i tё cilit, sipas vet ministrit tё arsimit, tani mё ёshtё nё debat publik edhe pse draftin e parё nuk e kam idenё kur e kanё kaluar grupet punuese.

Tё nderuar politikbёrёs, meqenёse ky ligj ёshtё akoma nё fazёn e leximit ju lutem lexojeni dhe informohuni me qёllim qё tё mos befasoheni kur duhet tё votoni. Meqenёse ky ligj ёshtё nё formёn e propozimit dhe nё debat publik, unё nga kёpucёt e mёsuesit mora tё drejtёn tё ofroj disa sugjerime, tё cilat nёse ju pёlqejnё merrni dhe implementojini qoftё edhe si ide tё juajat, qoftё si huazime nga autor i panjohur vetёm e vetmja qё tё parandalojmё vetёvrasjen kolektive!

  1. Pozita Drejtor shkolle tё zёvendёsohet me menaxhues tё shkollёs dhe ai:
  2. a) tё ketё kontratё menaxheriale dhe me plan se si ai/ajo e parasheh zhvillimin e institucionit – shkollё,
  3. b) t’i raportojё Ministrit tё Arsimit dhe kёshillit prindёror dhe Komunёs kurse pёrzgjedhja e tij tё bёhet me konkurs publik dhe assesi nga komuna gjegjёsisht Kryetari/ja e Komunёs.
  4. Tё gjithё mёsueset/ёt qё kanё 20 vjet, plus njё ditё pёrvojё pune, tё pensionohen mё sё voni deri nё fund tё vitit shkollor me vlerё pensioni 100% sa ёshtё rroga e atyre si mёsues.
  5. c) Mos fillohet me implementimin e asnjё reforme, qofshin ato edhe nga Bashkimi Europian, para se secili apo secila mёsuese/mёsues sё paku tё komunikoj nё nivelin A2 tё ndonjё gjuhe tё huaj e nё rastin tonё tё gjuhёs angleze dhe sё paku tё ketё njohuri bazike pёr pёrdorimin e teknologjisё informative. Kjo sepse ka nxёnёs tё shkollёs fillore qё pёr dallim nga mёsuesit e tyre, janё nё gjendje edhe tё programojnё! Nё tё kundёrtёn nxёnёsit do vazhdojnё tё mёrziten nё shkollё sepse mёsimi nuk ёshtё tёrheqёs pёr ta!
  6. Deri nё klasёn e tretё fillore tё ndalohet me ligj dёrgimi i fёmijёve nё kurse tё gjuhёve tё huaja, para se ato tё flasin rrjedhshёm gjuhёn amtare. Kёtu faji mё i madh po qё ёshtё edhe i prindёrve tё cilёt duan t’i rritin fёmijёt parakohe (Julie L.H. “SI tё rritёsh njё tё rritur”), por pёr kёtё nuk dua tё flas tani.
  7. Tё gjthё mёsueset/it e rinj tё kenё paga mё tё larta pёr 50% nga ekzistueset, me kusht qё pёr gjashtё mujorin e parё pёrveç rezultateve edukativo-arsimore, tё obligohen tё mёsojnё sё paku njё nivel tё njё gjuhe tё huaj.
  8. Tё kenё qёllime dhe kriteriume zhvillimore konkrete, paraprakisht tё pёrgaditura nga Inspektorati i Arsimit nё bashkёpunim me ekpsert tё arsimit nga Shqipёria ose Kroacia, them Shqipёria dhe/ose Kroacia sepse kёto dy shtete janё mё afёr realitetit tonё kulturor dhe kombёtar dhe njёherazi janё nё NATO, gjegjёsisht BE.
  9. Pas çdo 3 mujori tё analizohen qёllimet dhe progresi i tyre dhe nё bazё tё kriteriumeve tё lartёpёrmendura deri nё fund tё 6 mujorit tё parё tё mund tё korrigjohen lёshimet potenciale.
  10. Secila arritje e qёllimeve (targeteve) tё shpёrblehet, jo domosdoshmёrisht me mjete financiare, por me pjesёmarrje nёpёr konferenca ndёrkombёtare tё arsimit (ka numёr tё madh tё mёsuesёve qё nё 10 vitet e fundit nuk kanё shkuar mё larg se Struga dhe Ohri edhe atё gjatё ekskurzioneve shkollore tё mёrzitshme por obligative).
  11. Orari i punёs nёpёr shkolla tё jetё 8 orё, me çka dallimi nё mes orёve mёsimore pёrafёrsisht 4 orё dhe kohёs shtesё tё jetё ndjekje e kurseve tё gjuhёs sё huaj nga ana e vet mёsueseve/sёve.
  12. Nё fund tё vitit secili punёtor arsimi i cili do tё arrijё qёllimet e paracaktuara nё fillim tё vitit shkollor tё shpёrblehet me rritje rroge, nё tё kundёrtёn t’i tёrhiqet vёrejtja se nё gjashtё mujorin e ardhshёm do jetё nёn mbikqyrje aktive nga inspektorati i arsimit dhe mund tё shkarkohet nga puna.

Me kёto risi ka shpresa qё tё ndodh revolucioni arsimor nё Maqedoni dhe i njёjti, jam i bindur se nuk kёrkon impenjim shtesё financiar dhe se mjetet e kёtilla do mund tё sigurohen nga:

–              kontrolli i rregullt i mirёmbajtjes se mjeteve mёsimore, kontroll i cili do e limitojё blerjen e pёrvjetshme tё mjeteve mёsimore,

–              parandalimi i korrupsionit nё tё gjitha sferat e arsimit dhe eliminimi i punёsimit jashta bazёs meritore,

–              kontrolli i harxhimit tё mjeteve nga bllok-dotacionet,

–              kursimi i mjeteve financiare nga botimet e çuditshme, qё pasi qё janё botuar akoma problem mё i madh ёshtё se çka me to.

–              Aplikim me projekte nё fondet e BE-sё, njё pjesё bukur e mirё e tё cilave fonde pёr çdo vit ngelin tё papёrdorura nga shkaku se ministria, komuna dhe/ose shkolla nuk kanё kapacitet tё pёrgadisin projekte tё qёndrueshme zhvillimore sepse askush nga tё punёsuarit asnjёherё nuk ka marrё pjesё nё ndonjё seminar bashkёkohor (edhe nёse ka qenё prezent nuk ka kuptuar shumё sende se nuk flet anglisht).

Tё nderuar politikanё, mёsuese/sё, pedagogё, prindёr dhe tё gjithё ju qё ia doni tё mirёn ardhmёrisё tonё ,fёmijёve, jam i vetёdishёm se kjo çka kam shkruar mё lartё mund edhe tё duket e vёshtirё por assesi e pamundur. Ju kujtoj se nё kirurgji ka njё verpim qё bёjnё kirurgёt kur duhet tё largohet ndonjё pjesё e trupit qё ёshtё e infektuar; ata me qёllim qё tё sigurohen se nuk ngel asnjё ind i infektuar kryejnё tё ashtuqujaturёn “deep cut” apo prerje e thellё, besoj se mu kёtё prerje duhet ta bёjё nё arsim politika nё Maqedoni.

Nё tё kundёrtёn pёr çdo ditё do dёgjojmё biseda tё llojit: se si mjeku e kёshillon mekanikun si zёvendёsohet vaji i motorit, zdrukthtari i tregon stomatologut si nxirret dhёmbi, gjinekologu i mban ligjeratё bariut kur duhen mbarsuar delet dhe tё gjithё sё bashku tё dielave bёhemi ekspertё tё futbollit.

Meqё e nisa me sёmundje kёtё shkrim timin, do e mbyll me njё lajm tё mirё; tani vjen vjeshta dhe tё shpresojmё se nga konsumi i rregullt i hajvarit, kungujve dhe turshive arsimit do i forcohet imuniteti dhe ndoshta e mbijeton dimrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button