Me projektin për kujdes të personave të moshuar në Komunën Qendër janë përfshirë 89 familje

Projekti “Kujdes për personat e moshuar në kushte të shtëpisë në komunë”, që funksionon në komunën Qendër, do të përhapet me numër më të madh të shfrytëzuesve, është mirë të zbatohet edhe në komunat tjera duke e pasur parasysh përfitimin e kësaj kategorie të qytetarëve.

Këtë e vlerësuan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq dhe përfaqësues të organizatës qytetare “Humanizëm” gjatë vizitës së sotme në një familje e cila merr një ndihmë dhe shërbime të tilla.

Me projektin janë përfshirë 89 persona të cilëve u nevojitet kujdes nga personat e tretë. Me ta punojnë persona të certifikuar për përkujdesje të cilët janë trajnuar për t’u dhënë ndihmë dhe mbështetje shfrytëzuesve.

“Këto projekte do t’i përhapim çdo vit për të përfshirë numër sa më të madh të mundshëm të shfrytëzuesve dhe ky projekt të bëhet i njohur jo vetëm për komunën e Qendrës, por edhe në komunat tjera. Me përhapjen dhe pasurimin e këtij projekti do të arrijmë deri në standardet e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian drejt të cilit po lëvizim dhe synojmë”, deklaroi Bogdanoviq, transmeton MIA.

Sipas ministres Carovska, në përgatitje është programi i ri për mbrojtje sociale, ndërsa pa shërbime adekuate në nivel lokal nuk mund të arrihet mbrojtja sociale sepse qytetarëve u është e nevojshme kujdes i ndryshëm. “Komuna Qendër ka popullsi të rritur dhe është shumë me rëndësi atyre qytetarëve të cilët nuk mund të marrin ndihmë në mënyrë tjetër në kushte të shtëpisë, ta marrin këtë ndihmë nga komuna dhe nga organizata qytetare ‘Humanizmi'”, theksoi Carovska.

Ajo theksoi se shfrytëzuesit e projektit janë të kënaqur dhe rekomandojnë të vazhdojë dhe shfaqi shpresë se komunat tjera do ta shohin këtë model si pozitiv dhe të nevojshëm dhe do ta implementojnë në komunat e tyre.

Modeli i funksionimit të projektit bazohet në kujdesin e vazhdueshëm me vizita tre herë në javë dhe sigurimin e ndihmës nga dy orë për shfrytëzuesit. Punëtori social bën histori të nevojave parimore të shfrytëzuesve sipas të cilave zhvillohen aktivitetet e punës së kujdestarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP