Zjarret shkatërruese në Kolorado tashmë në kontroll

Zjarret që kanë shkatërruar pjesë të mëdha të shtetit perëndimor amerikan, Kolorado, tashmë janë nën kontroll.

Sipas ekipeve të zjarrfikësave, bëhet e ditur se zjarret rreth Kolorado Springsit kanë mundur të shuhen në masën 90%. Zjarret shkatërruan 350 shtëpi në Kolorado Springs, ndërsa rreth 32 mijë banorë u detyruan të largohen nga flaka e fortë e mbështetur nga erërat e fuqishme dhe temperaturat tepër të të larta.

Presidenti Barak Obama, javën e kaluar, shpalli gjendjen e katastrofës natyrore dhe ka vizituar rajonin e përfshirë nga zjarret. Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në shtetin perëndimor amerikan, Kolorado. Flakët kanë përfshirë një territor prej rreth 7 mijë hektarësh, në perëndim të qytetit, Kolorado Springs, që ka një popullsi prej më shumë se 400 mijë banorësh, dhe ndodhet 80 kilometra në jug të Denverit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, vizitoi zonat e prekura nga zjarri dhe ka premtuar ndihmë federale. Kolorado u ballafaqua me pasojat e zjarreve më të këqia që mbahen mend. Presidenti e përfundoi qëndrimin në Kolorado, me vizitën e personave të evakuuar në një strehim emergjent, në kujdesin e Kryqit të kuq amerikan. Ndërkaq FBI po zhvillon hetime nëse shkak i ndonjë prej vatrave të zjarrit mund të jetë nga aktiviteti kriminal. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button