Tusk: Mund të arrihet një marrëveshje me Britaninë rreth Brexitit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, mbetet me bindje se Bashkimi Evropian (BE) dhe Britania e Madhe, ende kanë kohë për të arritur një kompromis mbi daljen e vendit nga Unioni, raporton Anadolu Agency (AA).

“Meqë kuptoj logjikën e negociatave, mbetem i bindur se një kompromis, i cili do të ishte i mirë për të gjithë, akoma është i mundur. E them këtë si një mik i ngushtë i Mbretërisë së Bashkuar dhe i kryeministres May”, dekalroi Tusk.

Deklarata e tij, u bë pasi paraprakisht kryeministrja May, tha të premten se negociatat gjenden në një rrugë qorre dhe ftoi Unionin të paraqiste propozimin e tij.

Qeveria e Theresa May gjithnjë e më shumë po përballet me kritika të cilat thërrasin për një votim të ri, pasi paraprakisht u zbuluan detajet mbi marrëdhëniet e ardhshme britanike me BE-në.

Largimi i Britanisë nga BE-ja, duhet të ndodhë në mars të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button