Haradinaj: Në dialog në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihet mundësia e korrigjimit të kufijve

Kërkimfalja nga ana e Serbisë duhet të jetë parakusht për të arritjen e marrëveshjes së pajtimit e cila do të rezultonte me njohjen e Kosovës, ndërsa në dialog në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihet mundësia e korrigjimit të kufijve, rekomandon kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai në një intervistë për RTV 21 thotë se nuk pranon të marrë pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje.

“Qëndrimin e kam të qartë: nuk lejoj, nuk pranoj, nuk e mbështes, nuk marr pjesë në një proces në të cilin preken kufijtë e vendit tim”, tha Haradinaj.

Kosova, shton kryeministri kosovar,  nuk e ka luksin që t’i diskutojë dhe rihapë kufijtë e vet.

“Jemi njohur nga më shumë se 100 shtete me këta kufij, jemi anëtarë të institucioneve ndërkombëtare me këta kufij. Hapja e çështjes së kufijve në cilindo variant, është rikthim në para pavarësi dhe është rrezik i madh që bart rreziqe të pamenaxhueshme”, shtoi ai.

Megjithatë, Haradinaj tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe se duhet të arrihet pajtim mes Kosovës e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button