Referendumi, Lavrov: Shtetet perëndimore po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ka reaguar ndaj deklaratave se Rusia po përzihet në çështjen e referendumin me qëllim që qytetarët të mos e pranojnë Marrëveshjen me Greqinë dhe me këtë të mos anëtarësohet Maqedonia në NATO, njofton Portalb.mk.

Ai ka akuzuar shtetet perëndimore se po përzihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Maqedonisë, duke agjituar te qytetarët për të votuar “për” në referendumin e 3- shtatorit.

“Shihni se sa mysafirë perëndimor e kanë vizituar Maqedoninë vetëm këtë muaj. Ata nuk turpërohen që në mes të Shkupit të agjitojnë për votim për referendumin për Marrëveshjen e Prespës. Nëse ajo nuk është përzierje direkte në punët e brendshme atëherë nuk e di çfarë mund të jetë”, thotë Lavrov.

Edhe ambasadori i ri i Rusisë, pasi mori mandatin tha se vendimi i referendumit të jetë i qytetarëve dhe jo të imponohet nga jashtë.

“Me rëndësi të madhe është që ata të sillen rreptë në korniza të Kushtetutës, e jo ta shembin shtetin juridik. Të paraqesin pasqyrë të padyshimtë të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e jo të imponohen nga jashtë. Ta bashkojnë, e jo ta përçojnë shoqërinë. Të mbështeten në parimet fundamentale të së drejtës ndërkombëtare të projektuara në kartën e OKB-së, e jo në konjukturën politike”, theksoi ambasadori Bazdnikin.

Drejtori i Policisë Sekrete të Maqedonisë: Rusia ka ndikim në referendum

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button