Ahmeti nga Tearca: Anëtarësimi në NATO, sjell paqen dhe stabilitetin në rajon

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar në komunën e Tearcës, ku para banorëve të fshatrave që përbëjnë këtë komunë u është bërë thirrje që në mënyrë sa më masive më 30 shtator për referendum të përcaktohen për opsionin e ardhmërisë, për opsionin që çon në anëtarësimin në NATO.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi para të pranishmëve se me Marrëveshjen e Prespës u hapën dyert në NATO dhe BE dhe me këtë marrëveshje ka fituara paqja.

“Me anëtarësimin në NATO, fitorja është te siguria, stabiliteti, duke mos i patur këto të dyja nuk ke zhvillim ekomomik dhe çdo investitor vendas apo i huaj kërkon në radhë të parë a ka siguri a ka stabilitet. Ne bëhemi më të rëndësishëm duke qenë pranë këtyre strukturave, pranë strukturës më të madhe politiko-ushtarake NATO bëhemi më të rëndësishëm më të dobishëm për ekonominë e vendit duke qenë pjesë edhe e Bashkimit Evropian. Pas 15 muajsh do të jemi anëtar, gjegjësisht shteti i 30 në NATO. Kështu sigurojmë ardhmërinë tonë, një ekonomi shumë të përparuara, me standarde shumë më të mira dhe njëherit parandalojmë migrimin e të rinjve dhe kjo bëhet duke krijuar standarde këtu në vendin tonë. Të dalim të votojmë dhe ti bindim dhe ata që janë skeptik dhe të pavendosur që të dalin me 30 shtator dhe të votojnë PËR Maqedoninë në NATO,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në komunën e Tearcës, fjalë rasti pati edhe kryetari i komunës nga radhët e BDI-së, Isen Asani, ish-kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe kryetari i degës së BDI-së në Komunën e Tearcës, Shaban Memeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button