Rama për çështjen e veteranëve: Jam i gatshëm të jap përgjegjësi

Rrahman Rama që sot udhëheq me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pranon se problemi me listat e veteranëve po dëmton imazhin e Kosovës dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës, Rrahman Rama ishte komandat i Zonës Operative të Shalës, zonë për të cilën thotë se është i gatshëm të jap sqarime, në çdo kohë që është e nevojshme.

Thotë se nuk e kupton se me çfarë përgjegjësie morale dikush mund të gëzoj statusin e veteranit luftëtar që nuk i takon. Ai ka thënë se çështja e veteranëve tash është në duart e institucioneve të drejtësisë.

Gjeneral Rama thotë se tash edhe qytetarët duan të dinë se kush ka qenë e kush jo luftëtar veteran, por sipas tij do duhet kohë dhe sqarim që të zbardhet çdo gjë, shkruan Kosova Press.

Sipas tij, duhet të dalë në dritë çdo gjë si për veteranët e vërtetë, ashtu edhe për ata që pretendohet se kanë keqpërdorë.Por, komandanti i Forcës thotë se nuk e kupton se me çfarë përgjegjësie morale dikush mund të gëzojë një status që nuk i takon.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me mbi 20 mijë emrat që po cilësohen persona që përfituan kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit.

Në Zonën Operative të Shalës, u publikuan 187 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm. Kujtojmë se me hartimin e listave të veteranëve Zona Operative e Shalës kishte dalë me më së paku veteranë, krahasuar me zonat e tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button