Solana: Marrëveshja e Prespës shpresë për konfliktet tjera në rajon

Në një kolumnë në “Proxhekt Sindikejt”, ish përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Havier Solana, ka shkruar për referendumin për Marrëveshjen e Prespës dhe rëndësinë e saj për zgjidhjen e kontesteve tjera bilaterale, njofton Portalb.mk.

Marrëveshja e Prespës, shkruan Sokana “ofron model për zgjidhjen e kontesteve të vendeve tjera, pasi që mishëron qasje gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e konflikteve në bazë të premtimit për ndarjen reciproke të benefiteve afatgjate”, duke dhënë shembull nenin 15-të të Marrëveshjes me Greqinë e cila ka të bëjë me bashkëpunimin në fushat e arsimit, kulturës, teknologjisë etj.

“Kjo marrëveshje e palëve të kontestit shumëvjeçar është inspirim për një rajon i cili mbetet i bllokuar në kontestet rreth identiteteve etnike dhe nacionale. Ballkani – dhe jo vetëm Ballkani – kanë nevojë për narrativ të ri në bazë të prioriteteve të vërteta të popullit, që mu atë e parasheh Marrëveshja e Prespës”, vlerëson ish shefi i Diplomacisë së BE-së.

Si shembuj, Solana i thekson kontestet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe tensionet politike mes Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës Serbe.

Por, Havier Solana vlerëson se “nëse java mbaron mirë”, gjegjësisht nëse qytetarët e Maqedonisë e pranojnë Marrëveshjen me Greqinë, ajo do të kthejë shpresë për rajonin.

Për Solanën Marrëveshja e Prespës, nëse kalon, do të thotë kundërshtim ndaj “kthimit global ndaj shovinizmit”.

“Në kohën kur aq shumë vende duket se kanë për qëllim të ndërtojnë mure, do të ishte ironike dhe thellë e befasishme për të mirë të shihet se Ballkani po ndërton ura”, thotë Solana.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Referendumi, Makron me video-porosi: Jam “PËR”, besoj në ardhmërinë e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button