Trump kërkoi vendim të shpejtë për publikimin e të dhënave të besueshme për hetimin rus

Presidenti amerikan Donald Tramp sot kumtoi se shtete të huaja federale kanë kërkuar nga ai që të mos publikojë dokumente origjinale për mënyrën në të cilën filloi hetimi për gjoja lidhjet e tij me Rusinë.

Tramp përmes Tuiterit kumtoi se Sekretariati për drejtësi i SHBA-së është pajtuar që t’i publikojë dokumentet, por ka pasur edhe shqetësim për shkak të kësaj, ndërsa fjalën e fundit do ta ketë presidenti.

Supozohet se bëhet fjalë për dokumente që do të tregojnë anshmëri politike në punën e Sekretariatit për drejtësi edhe në FBI, për mënyrën në të cilën këto organizata kanë filluar hetim kundër Trampit dhe shtabit të tij zgjedhor dhe i bënë të dyshimtë për lidhje me Rusinë.

Shumë aleatë politikë të Trampit e kanë ftuar të urdhërojë publikim të të gjitha dokumenteve që tregon në përzierje politike në punën e shërbimeve hetuese dhe të sigurisë, dhe ta bëjë këtë para zgjedhjeve të rëndësishme në nëntor, në të cilat vendoset, se cila parti do të ketë shumicë në Kongresin e SHBA-së.

Nga Partia Demokratike opozitare thonë se këto dokumente nuk guxojnë të bëhen publike, sepse do të zbulohen detaje për mënyrën, në të cilën shërbimet amerikane të sigurisë veprojnë nëpër botë dhe bashkëpunojnë me shërbimet partnere të inteligjencës, siç është ajo britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button