Kryemadhi: Paratë nga droga shkojnë ose te Rama ose te ndërkombëtarët

Monika Kryemadhi, kryetarja e partisë së tretë sipas madhësisë në Shqipëri – Lëvizja Socialiste për Integrim në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se paratë e kanabisit që, sipas saj, u mboll në të gjithë Shqipërinë, i ka marrë ose kryeministri Edi Rama ose ndërkombëtarët që heshtën.

“Lazarati u shkatërrua dhe shumë mirë u bë që u shkatërrua, por u bë gjithë Shqipëria si Lazarati. Gjithë kjo para’ e kanabisit, ku shkoi? Sepse varfëria është rritur, nuk shkoi te qytetarët. Pra, ose i ka marrë Edi Rama ose ndërkombëtarët që nuk folën për këtë situatë”, deklaroi Kryemadhi.
Në të njëjtin emision ajo dërgoi akuza edhe në adresë të  shefit të shtetit Ilir Meta, i cili është edhe bashkëshorti i saj, duke thënë se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte presidentin me motivacionin e dhënies së fuqisë së kokës së krimit, Edi Ramës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button