Maqedonia pa regjistër të të prekurve nga sëmundjet malinje

Numri i fëmijëve të prekur nga kanceri shënon rritje. Por, askush nuk mund të tregojë numrin e saktë të personave të sëmurë në vend për shkak se nuk ka regjistër për njerëzit e prekur nga kanceri. Derisa të rregullohet regjistri, për të cilin nuk ka të dhëna të sakta kur do të jetë gati, Organizatat Joqeveritare bazohen në informacionet jozyrtare, njofton Alsat M.

Nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve shprehen se çdo ditë për shërim vijnë rreth 15 fëmijë me sëmundje malinje në Repartin e Onkologjisë, por se edhe në Repartin e Hematologjisë pranohen fëmijë me këto sëmundje. Për këtë, nga Organizata Joqeveritare “Sano”, shprehen se nevojiten terapi të reja dhe mënyra të shërimit si dhe përmirësim të kushteve për kurimin e fëmijëve. Dhe përderisa nuk ka zgjidhje institucionale, fëmijëve u ndihmojnë persona që paraprakisht kanë qenë të prekur nga këto sëmundje dhe të cilët me sukses kanë fituar betejën me kancerin. Mes tyre është edhe Angella Todorovska nga Shkupi, e cila para 10 viteve ka qenë e prekur me leukemi. Ajo tani është shëruar dhe është studente dhe vullnetare e cila u ndihmon fëmijëve në Repartin e Hematologjisë në Klinikën e fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button