Llavrov: Rusia nuk përzihet në referendumin në Maqedoni

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov sot në Banja Llukë mohoi se Rusia po përzihet në rezultatin e referendumit për emrin në Maqedoni, lajmëron agjencia e lajmeve FENA.

“Rusia me asgjë nuk ka tentuar që të ndikojë në rezultatin e referendumit për emrin në Maqedoni, përderisa shohim se si një numër i madh i funksionarëve evropianë dhe amerikan bëjnë tifo për rezultatin e referendumit”, tha Lavrov.

Në takimet me presidentin e Republika Serpska, Millorad Dodik dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, Lavrov tha se Rusia është kundër imponimit të “zgjedhjes artificiale” para shteteve ballkanike, të cilat detyrohen të prononcohen se a janë “me Perëndimin ose me rusët”.

Uashington Post: Rusia po përzihet në referendumin e Maqedonisë, siç është përzier në SHBA dhe Britani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button