Thaçi bëri thirrje për mobilizim “shumë serioz për referendumin e 30 shtatorit”

Partia Demokratike Shqiptare sot në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit zhvilloi aktivitetet e radhës në Komunën e Sarajit, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE”.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, siç njofton Shërbimi për Informim i PDSH-së, në fjalimin e tij para banorëve të Komunë së Sarajit bëri me dije se Maqedonia ndodhet para vendimeve shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj, andaj bëri thirrje për një mobilizim shumë serioz për referendumin e 30 shtatorit, duke theksuar se vota është ajo që e përcakton ardhmërinë e vendit tonë dhe të familjeve tona. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button