Itali, vret dhe djeg gruan shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, kur një burrë ka vrarë dhe më pas ka djegur gruan e tij shtatzënë.

 Pas disa ore hetimesh, është ndaluar për vrasje i akuzuari, Salvatore Savelli, 39-vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Maria Anastasi, nëntë muajsh shtatzënë. Gjatë marrjes në pyetje autori tregoi disa versione kontradiktore, ndërsa hetimet zbulonin episodet tronditëse të dhunës.

Mënyra e ekzekutimit ishte po aq tronditëse sa lajmi, teksa autori i ka përplasur kokën viktimës e më pas i ka vënë flakën. Duket se ngjarja e ka pasur zanafillën kur burri u ka imponuar gruas së tij shtatzënë dhe tre fëmijëve të tyre, praninë në shtëpi të së dashurës së tij.

Trupi është gjetur disa kilometra-distancë nga vendi ku u arrestua bashkëshorti i saj.

Ajo që ka pohuar raportin e tensionuar mes çiftit ka qenë pikërisht e dashura e Salvatore Savellit, e cila është thirrur për të dëshmuar në polici. Hetimet mbi ngjarjen e rëndë vazhdojnë, ndërsa autori i masakrës po mbahet në paraburgim deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button