“Kastriotët” e Gostivarit kërkojnë takim me Taravarin dhe Ademi ta shqyrtojë dorëheqjen

Tifozët e KF Gostivarit “Kastriotët” kërkon që kryetari i tyre, që tanimë ka dhënë dorëheqje ta shqyrtojë dorëheqjen, ndërkaq gjithashtu kërkojnë që të takohen me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari që të shihen mundësitë për ndonjë projekt të duhur për t’u plasuar klubi në ligën e parë.

“Të nderuar qytetarë dhe sportdashës të KF Gostivarit, në ditët e fundit, Klubi po përjeton momente jo të mira, që mund të jenë problematike rreth të ardhmes sonë. Nga dorëheqja e kryetarit Visar Ademi me kryesinë e tij të ngushtë, e deri te dorëheqja e trajnerit Mensur Jakupi, së bashku me stafin e tij, gjithçka e pakuptimtë dhe enigmatike deri më tani. I nderuar kryetar Visar Ademi, ne i dimë vështirësitë që kishit në momente kur morët timonin e Klubit, me shumë probleme financiare, në mungesë të kushteve elementare dhe mbi te gjitha ishim në prag të shuarjes. Duke ju falënderuar për punën e bërë për 9 muaj me radhë, ku prezantuat projekt afatgjate për të ardhmen e Klubit, punuat në depolitizimin e klubit dhe mbi të gjitha filloi qyteti të besojë se ne do të jemi në ligen e parë. E gjithë kjo punë nga ana e stafit tuaj, të gjithë këto ambicie dhe gjithë këtë shpresë të sportdashësve nuk mund ta lëmë në gjysmë. Kërkesa jonë është që të shqyrtoni dorëheqjen së bashku me stafin tuaj, duke menduar më shumë për të ardhmen e klubit, për të tejkaluar sfidat qe dalin gjatë rrugës, mbi të gjitha në fund të shijojmë suksesin”, thuhet në kumtesën e KF Gostivarit.

Pasi që klubi merr financa drejtpërdrejt nga Komuna, ata kërkojnë që të takohen me kryetarin e Komunës Arben Taravari për të diskutuar për ndonjë projekt të duhur për t’u plasuar në ligën e parë.

Portalb.mk, tentoi të kontaktojë me Visar Ademin dhe kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, megjithatë të njëjtët nuk ishin të kapshëm për redaksinë tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP