Siri, arratiset gjenerali, po i vie fundi regjimit?

Manaf Tlas, një ushtarak i rangut më të lartë në regjimin sirian, i konsideruar si krahu i djathtë i presidentit Bashar al Assad është arratisur nga Siria drejt Francës. 

Kështu njoftoi Ministria e Jashtme franceze duke shtuar se Manaf Tlas ndodhet në udhëtim drejt Parisit. Tlas është i vetmi sunit me gradën gjeneral në ushtrinë e Bashar al Assad, strukturë e komanduar fuqimisht nga minoriteti alauite. Ai është djali i ish-ministrit sirian të mbrojtjes dhe i afërm me leitnantin e parë të ushtrisë së Assad-it. 

“Ai është një njeri tepër i afërt me Assad, ndaj braktisja e detyrës dhe e vendit nga ana e
tij është domethënëse dhe tregon që regjimi i presidentit sirian është duke dhënë shpirt”, citon CNN një zyrtar sirian anonim. 

Nuk dihen saktësisht arsyet e largimit të Tlas, por mediat ndërkombëtare supozojnë se gjenerali i lartë sirian disa herë ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me vrasjen e popullsisë civile, sidomos asaj sunite në qytetin e Homsit dhe Hamas. 

Në Paris, Manaf Tlasin e pret babai dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Mustafa Tlas dhe pjesa tjetër e familjes së tij. Po në Paris u mbajt takimi i “Miqve të Sirisë”, një diskutim i mbi 100 liderëve botërorë për t’i dhënë fund krizës siriane. Por në këtë takim mungonin dy aleatët e mëdhenj të Sirisë, Kina dhe Rusia./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button