Me këngë, vizatime dhe lojëra, nxënësit shqiptarë dhe maqedonas të Butelit bashkë e shënuan Ditën e Paqes

Komuna e Butelit në bashkëpunim me USAID-it, përmes aktiviteteve edukativo-arsimore në Parkun e Qytetit të Shkupit e ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Nxënësit e shkollave fillore në gjuhën shqipe dhe maqedonase, në kuadër të projektit të USAID-it për “Integrim Multietnik në Arsim”, së bashku kanë kënduar, vizatuar dhe kanë luajtur lojëra të ndryshme, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës së Butelit Velimir Smilevski falënderoi USAID-in për realizimin e projektit, duke njoftuar se aktivitete të këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të rritjes së bashkëpunimit midis të rinjve të Butelit që ndjekin mësimet në gjuhë të ndryshme.

“Kjo që po e bën Komuna e Butelit nuk është për herë të parë, kjo vetëm se u bë traditë. Për herë të parë është ajo që të gjithë shtatë shkollat fillore të Butelit janë pjesëmarrëse. Falënderoj USAID-in dhe Forumin Rinor që na e mundësoi këtë aktivitet. Besoj që për të rinjtë ky do të jetë një aktivitet i veçantë, në të cilin do të marrin përvojë e cila do të mund të ju shërbej gjatë jetës”, tha Smilevski.

FOTO- Dita Ndërkombëtare e Paqes
FOTO- Dita Ndërkombëtare e Paqes

Sara Kaevik pjesë e projektit të USAID theksoi se qëllimi i projektit është që të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnik në mes të rinjve, kurse njoftoi se bashkëpunime të këtilla do të vazhdojnë dhe me shkollat e tjera në Maqedoni.

“Kjo është iniciativë pesëvjeçare me qëllim të cilit është që t’i përmirësojë marrëdhëniet ndëretnike në mes të rinjve në shkollat nga e gjithë Maqedonia. Megjithatë njëkohësisht i forcojmë dhe vlerat e tyre qytetare dhe demokratike përmes implementimit të aktiviteteve siç është aktiviteti i sotëm me të cilin e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Paqes në bashkëpunim me Komunën e Butelit dhe Forumin rinor të arsimit i cili është partner i jonë”, deklaroi Kaevik.

FOTO- Dita Ndërkombëtare e Paqes
FOTO- Dita Ndërkombëtare e Paqes

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button